Pozita greke gjithnjë e më e qartë – erga omnes dhe ndryshim i Kushtetutës

Emri i ndërlikuar për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm dhe ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë është pozita, e cila në mënyrë gjithnjë e më të zhurmshme përmendet në palën greke në negociatat për emrin me Maqedoninë, të cilat edhe më tej janë në fokus të mediave greke.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos e përsëriti pozitën greke – emrin e ndërlikuar, i cili do të vlejë për të gjithë dhe do të jetë për përdorim gjithëpërfshirës.
“Kjo do të thotë se nuk mund të jetë më ndryshe nga ndryshimi i emrit kushtetues të fqinjit dhe kjo, mendojmë se është kornizë në të cilën do të mund të gjindet pikërisht kjo zgjidhje e pranishme e përbashkët”, ka thënë Xanakopulos, transmeton MIA.

Zëvendësministri Detar i Greqisë, Nektarios Santorinjos, i përsëriti pozitat greke për emrin erga omnes të ndërlikuar, duke sqaruar se “nuk mund ta ndërrosh emrin për përdorim gjithëpërfshirës edhe për në brendinë e vendit, nëse nuk e ndërron Kushtetutën”.

Sipas liderit të partisë Unioni i centralistëve, Vasilis Levandik, megjithatë Greqia e ka humbur kontestin me emrin, me vetë atë që bisedon për emrin e ndërlikuar me termin e përfshirë Maqedoni.

Levendis, i cili është kundër emrit Maqedoni, të hënën u takua me ambasadorin amerikan në Athinë, Xhefri Pajat, pas çka theksoi se amerikanëve janë kategorik se kjo çështje është e përfunduar.

Një pjesë e mediave në Athinë komentuan se draft-marrëveshja nga ana greke është e gatshme dhe do të prezantohet në Vjenë, ndërsa një pjesë, ende po punohet në të, ndërsa Koxias do t’ia prezantojë Dimitrovit në Shkupç gjatë udhëtimit me fluturim direkt nga Athina, menjëherë sapo edhe në praktikë të ndryshohet emri i aeroportit të Shkupit. Koxias, duke folur për televizionin ERT shtetëror para dy javëve, tha se draft-marrëveshja do të jetë gati nga mesi i shkurtit.

Ndërkohë dje me ide interesante doli prefekti i Selanikut Janis Butaris, i cili tha se duhet të mendohet për ndryshimin e emrave të aeroportit dhe stacionit të autobusëve në Selanik, të cilat e cilët e mbajnë emrin “Maqedonia”. Si opsion për aeroportin e dha emrin e basketbollistit të njohur grek Nikos Galis.

Deklarata e tij shkaktoi një sërë reagimesh në opinionin grek. Santorinjos përmendi se propozimi i Butarisit nuk hyn në planet e Qeverisë greke, ndërsa Demokracia e Re opozitare e porositi,që diplomacinë t’ua lërë diplomatëve.
Butaris më vonë në një pres konferencë të jashtëza
konshme sqaroi se deklarata e tij gabimisht është interpretuar.

“Nuk propozova, nuk propozoj dhe nuk do të propozoj ndryshim të emrit, thjesht e shpreha shqetësimin tim. Atë që e thash edhe nuk e mohoj është se në këtë çështje kemi humbur, 130-150 vende, sado që janë, e kanë njohur vendin me emrin Maqedoni. Dhe ne, për fat të keq, me përgjegjësi të qeverive greke në 25 vitet e fundit, kemi humbur. Dhe kjo duhet të na shqetësojë”, tha Butaris në konferencën e jashtëzakonshme për mediat në Selanik.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share