Moti sot me vranësira të ndryshueshme

Moti sot pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës së sotme. Në pjesët perëndimore do të ketë reshje të përkohshme të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -1 deri në 5 gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë nga 1 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës me periudha të ngrohta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 2 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share