Main Menu

Qarkullimi i vështirësuar, ndërprerje dhe ndalesa në një pjesë të rrugëve

Në qafën malore Gjavatë mëngjesin e sotëm është hequr ndalesa për automjete të rënda transportuese. Nga ora gjashtë në mëngjes sërish është në ndërprerje qarkullimi në rrugën Mavrovë – Dibër, për shkak të ortekut të borës që ka rënë mbrëmë rreth orës 18 afër Manastirit të Bigorit, kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë.

Ndalesë për automjete të rënda transportuese ka në akset rrugore Strugë – Qafë Thanë, krahu Mavrovë – Dibër, krahu Strazhë – f. Kolarë dhe anasjelltas, si dhe në qafat malore Presekë, Bukovë dhe Gjavatë. Në akset rrugore Tetovë – Kodra e Diellit ka ndalesë për automjete të rënda transportuese dhe për autobusë.

Siç informoi LAMM, Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet pa ndalesa, ngecje dhe kufizime kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Në vendet më të larta ka mbetje të borës.

Borë bie në Kriva Pallankë, Stracin, Kodra e Diellit, Pavleshnicë dhe Kullë.

Për shkak të heqjes së orteqeve në afërsi të fshatit Istibanj, nga fundjava është në ndërprerje qarkullimi në rrugën Koçani – Makedonska Kamenicë. Shfrytëzohet rruga alternative Koçanë – Vinicë – Dragobrasht – Biglla – Makedonska Kamenicë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share