Më shumë borë në Mavrovë, ndërsa shi në Ohër

Siç njofton DPHM, në orën tetë në mëngjesit janë matur 51 centimetra borë Lazaropole, 48 në Pozharan, 46 në Krushevë, 17 në Tetovë, 16 në Gjurishtë, 15 në Ohër, 7 Pretor, 4 Dibër, 2 Kriva Pallankë dhe një centimetër në Berovë.

Në 24 orët e fundit më pak sasi të reshjeve të shiut janë matur në Strumicë në tre metër katror, pasojnë Shtipi me gjashtë, Vinica, Demir Kapia dhe Berova me shtatë, Manastiri tetë, Topollçani, 11 Dojrani, 12 Prilepi, 13 Kriva Pallanka, 18 Shkupi, 19 Gjuriste, 20 Gjevglelia, 26 Pretori, 27 Tetova, 28 Krusheva, 30 Lazaropole, 42 Dibra dhe Pozharani 44.

Këtë mëngjes në Maqedoni mbizotëron mot me vranësira të ndryshueshme në male dhe në disa vende më të larta ka reshje të dobëta të shiut lokal. Fryn erë mesatare, ndërsa në disa vende edhe erë e përforcuar veriore kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, në rajonin e Strumicës shpejtësia e erës arrin deri në 60 km/orë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share