Manchester City e kryen punën që në ndeshjen e parë ndaj Baselit

Manchester City ka shënuar fitore të thellë prej 0:4 ndaj Baselit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze Manchester City është shumë pranë kalimit në çerekfinale të Ligës së kampionëve, pas fitores në udhëtim ndaj Baselit me rezultat 0:4.

Mysafirët ishin dominues nga minuta e parë, duke vërtetuar formën e tyre fantastike këtë sezon edhe në Evropë.

Golat për Cityn i shënuan Ilkay Gundogan dy, Bernanrdo Silva dhe Sergio Aguero.

Ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet edhe një ndeshje, ajo e kthimit në Etihad Stadium pas tre javësh.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share