Sulmohet polici në Gostivar

Mbrëmë rreth orës 22 e 15 minuta, policët nga stacioni policor në Gostivar, në rrugën “Nikolla Teslla” në këtë qytet kanë ndaluar një veturë “BMW” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga A.S. (22) nga Gostivari, kurse si bashkudhëtarë kanë qenë edhe A.D. (21) nga Banjica e Poshtme dhe A.S. (23) nga Gostivari.

Gjatë kontrollimit të veturës, pas ulëses së bashkëudhëtarit është gjetur drogë narkotike-marihuanë. Gjatë kontrollimit, А.S. (23) u është kundërvënë policëve dhe ka refuzuar të futet në veturën zyrtare. Ai ka tentuar të arratiset dhe ia ka grisur këmishën njërit prej policëve, duke i shkaktuar edhe lëndim në dorën e majtë.

Të tre personat janë arrestuar dhe janë mbajtur në Stacionin policor në Gostivar. Pas ndriçimit të plotë të rastit, policia paralajmëron parashtresa adekuate ndaj tyre.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share