ASHMAA konstaton shkelje të rregullave në disa televizione në vend

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale gjatë mbikëqyrjes së rregullt të programeve në televizionet e Maqedonisë RTVM 1 dhe RTVM 2 dhe TV Nova, ka konstatuar mosrespektim të rregullave ligjore, që kanë të bëjnë me detyrimet për përmbushjen e kuotës për program të krijuar.

Vërejtje ndaj RTVM 1 dhe RTVM 2 është dhënë pasi nuk kanë emetuar së paku 60 për qind të programeve të krijuara në Maqedoni në gjuhën maqedonase, sidomos prej orës 07:00 deri 19:00.

Vërjejtjet gjithashtu u janë dhënë për shkak të mos emetimit të muzikës nga autor maqedonas dhe autor të bashkësive që nuk janë shumicë në Maqedoni dhe nuk kanë bërë ndarje proporcionale të programeve të muzikës popullore dhe zbatitëse.

Televizionet kanë afat ligjor prej 30 ditëve që të ndryshojnë punën e tyre.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share