Qafë Thanë, arrestohet një shtetas i Maqedonisë i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar

Në pikën kufitare Qafthanë në kufirin maqedono-shqiptarë në Strugë, është arrestuar shtetasi nga Maqedonia i kërkuar me urdhër ndërkombëtarë.

Sipas policisë së Shqipërisë bëhet fjalë për Feta Kadrija 78 vjeç nga Gostivari, ndaj të cilit ka pasur urdhër-arrest ndërkombëtarë nga ana e Kroacisë.

Gostivarasi është arrestuar gjatë hyrjes në Shqipëri, me qëllim, siç qëndron në njoftim, të ekstradohet.

Urdhër-arresti është shkruar me kërkesë të Gjykatës Themelore në qytetin Opatija të Kroacisë, e cila me 15 tetor të vitit 2010 i ka shqiptuar dënim me burg prej gjashtë muajsh për “falsifikim të dokumenteve”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share