Main Menu

Gostivari, Kërçova e Dibra komunat me më pak borxhe, Tetova e Struga me më tepër

Në listën e 20 komunave me më tepër borxhe publike në Republikën e Maqedonisë Gostivari, Kërçova dhe Dibra qëndrojnë më mirë dhe me më pak borxhe publike. Në kry të listën qëndrojnë Ohri, Tetova, Karposhi dhe Struga, njofton Flaka  duke u thirrur në publikimin e Kapitalit.

Lista është krijuar për buxhetin e vitit paraprak dhe vlen deri me 31 maj të vitit 2017.

Sipas raporteve të revizionit, komunat në fund të vitit 2016 kanë pasur borxh rreth 82 milion euro. Është vërejtur se shumë komuna edhe pse tashmë kanë pasur borxhe të mëdha edhe më tej kanë vazhduar të shpenzojnë.

Nga gjithsej 14 komuna me mos-stabilitet financiar, apo me llogari të bllokuara në vitin 2016, tek nëntë prej tyre janë filluar projekte të reja kapitale, ka punësime të reja dhe avancim të të punësuarve”

Sakaq, Ministria e Financave nuk jep përgjigje nëse dhe sa para do të merr borxh Qeveria për t’i paguar borxhet e komunave.

Nga ky institucion nuk bëjnë të ditur çfarë garancie do të kërkojnë nga vetëqeverisjet lokale që në të ardhmen të mos e vazhdojnë këtë praktikë dhe të fillojnë të punojnë në mënyrë ekonomike. Nga Qeveria thonë se akoma nuk e dinë se sa para në total kanë borxh vetëqeverisjet lokale dhe se çfarë mekanizëm të ri për punim ekonomik do t’u imponohet komunave.

Është e nevojshme që të përgatitet një analizë me qëllim që të përcaktohen të gjitha gjendjet, duke përfshirë edhe borxhin…. Të jemi të durueshëm dhe ta presim analizën, dhe më pas të dalim me qëndrime dhe zgjidhje konkrete – deklaroi Mile Bosnjakovski, Zëdhënësi i Qeverisë.

Vitin e kaluar llogari të bllokuara kanë pasur 16 komuna. Arsyeja kryesore për pasqyrën e keqe financiare në vetëqeverisjet lokale është planifikimi jo i mirë i buxheteve. Komunat në vit arrijnë të mbledhin deri në 65 për qind të të hyrave të planifikuara.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share