Bayern Munich vë në shitje Vidalin dhe Alcantaran, klubet angleze fillojnë kalkulimet

Sipas gazetës gjermane, Kicker, Bayern Munich ka vendosur që ta shes Thiago Alcantaran dhe Arturo Vidalin.

Po ash sipas këtij mediumi Manchester United dhe Chelsea tashëm kanë filluar të mendojnë për ofertat që do t’i bëjnë Bayern Munichut.

E ardhmja e dyshes është vënë në dyshim pas klubi bavarez ka nënshkruar me yllin gjerman Leon Goretzka nga Schalke.

Drejtorët e klubit do të mundohen që ta marrin sa më shuam para nga dyshja, ndërsa pritet promovimi i disa të rinjve.

Mësohet se trajneri i United, Jose Mourinho e pëlqen shumë Vidalin, i cili ka qenë i lidhur me klubin nga Old Trafford, që në kohën kur drejtonte Louis van Gaal.

Chelsea po ashtu janë të interesuar për kilianin, por pritet të qartësohet e ardhmja e Antonio Contes.

Edhe spanjolli mbetet objektiv i rëndësishëm për këto dy klube angleze.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share