Main Menu

Shpërthen tek Lazio, Anderson nuk i shkon Inzaghit në stërvitje

Tension në shtëpinë e Lazios pas humbjes me Genoan në “Olimpico”. Sipas mediave italiane, menjëherë pas këtij takimi pa patur një përplasje mes trajnerit Simone Inzaghi dhe Felipe Anderson.

Mësohet se trajneri bardhekaltër e ka kritikuar futbollistin për paraqitjen e dobët, pasi u fut në fushë në pjesën e dytë, ndërsa Anderson i është kthyer se gjithmonë kapet me të. Konfrontimi thuhet se ka qenë me tona të ashpra, madje është dashur ndërhyrja e Lucas Leivas për të ulur gjakrat. Pas publikimit të këtij lajmi kane reaguar me  qëndrim zyrtar klubi nga kryeqyteti italian, që e ka konsideruar “një konfrontim civil”, por është fakt që gjatë seancës stërvitore të pasdites braziliani nuk ishte i pranishëm.

E ardhmja e Felipe Anderson në këtë pikë duket se do të jetë larg Lazios.

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share