Koeman merr detyrën e përzgjedhësit të Holandës

Ish trajneri i Everton dhe Southampton, Ronald Koeman, është emëruar përzgjedhës i Përfaqësueses së Holandës.

Koeman ishte shkarkuar nga Everton në tetor të vitit të kaluar.

Ndeshjen e parë në të cilën ai do t’i drejtojë Tulipanët, do të jetë ajo e 23 marsit kundër Anglisë, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Koeman ka nënshkruar kontratë katër vjet e gjysmë, çka nënkupton se ai mund të jetë aty edhe për Kupën e Botës të vitit 2022.

54 vjeçari pason Dick Advocat, që dha dorëheqje pas dështoi ta dërgonte Holandën në Kupën e Botës, Rusia 2018.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share