PSZH demolon Soshon dhe kalon në çerekfinale

Paris Sen Zhermeni nuk e ka pasur shumë të vështirë ndeshjen e 1/8-ave ndaj Socho-s, teksa ka mundur vendasit me rezultatin 4-1. Me këtë fitore të besuarit e Unai Emeri kanë kaluar në fazën çerekfinale të kompeticionit. Vizitorët gjetën golin e avantazhit që në minutën e parë të lojës me anë të Angel Di Maria. Sosho u mundua të reagonte dhe barazon përkohësisht rezultatin me golin e Martin. Por barazimi zgjati shumë pak pasi Kavani rivendosi avantazhin në minutën e 28’. Pas pushimit është sërish Di Maria që shënon dy gola të tjerë duke kompletuar tripletën e tij dhe golin e katërt të ekipit që vulosi kalimin në fazën tjetër.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share