Main Menu

Bayern i pamëshirshëm ndaj Paderbornit të kategorisë së tretë

Ashtu siç pritej, Bayern Munich nuk ka hasur asnjë vështirësi ndaj Paderborn dhe është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, ose siç thuhet në Gjermani DFB Pokal, pas rezultatit të pastër 6-0 në Benteler Arena.

Bavarezët e kanë konsideruar më tepër si një ndeshje stërvitore sfidën ndaj skuadrës që aktualisht luan në kategorinë e tretë gjermane me trajnerin Jupp Heynckes që ka aktivizuar formacionin më të mirë që ka në dispozicion, duke mos lënë pushim asnjë prej yjeve të skuadrës.

Të gjithë ishin në fushë, nga Muller te Rodriguez që u futën në fushë së zëvendësues, deri te Lewandowski dhe Robben që e nisën që nga minuta e parë. Goli që zhbllokoi rezultatin erdhi nga francezi Koman në minutën e 19’, ai tregohet i vëmendshëm brenda zonës dhe shtyn topin në rrjetë pas goditjes së pasaktë të Robben.

Pesë minuta më pas Robert Lewandowski dyfishon rezultatin me një gol fantastik nga mënyra sesi e stopon topin dhe bën goditjen. Goli i tretë erdhi pak përpara se të përfundonte pjesa e parë me Joshua Kimmich i cili godet mirë nga e djathta.

Pas pushimit ishte Tolisso ai që shënon golin e katërt me kokë pas goditjes këndore dhe Robben në fund të takimit me të majtën e tij të përhershme në trekëndësh dhe një tjetër pas pasimit të Ribery që e nxori me portën e boshatisur. Edhe vendasit patën disa mundësi për të shënuar golin e nderit por nuk i shfrytëzuan mundësitë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share