Motrën këngëtare milionere ndërsa vet i pastrehë !

Anthony Ciccone, 61 vjeç, jetonte në rrugët e Michigan prej shtatë vitesh.

Vëllai më i madh i këngëtares milionere, Madonna,prej kohësh ka pasur probleme me alkoolizmin dhe ka akuzuar të motrën se nuk kujdeset për të.

Megjithatë raportohet se tashmë ai është rikthyer në familje dhe po e merr veten.

Këtë lajm e bëri të ditur vëllai tjetër, Christopher Ciccone, 57 vjeç.

Anthony jetonte poshtë një ure në Michigan, prej nga është edhe 59-vjeçarja Madonna.

Para gjashtë vitesh, Anthony akuzoi familjen e tij se nuk u intereson nëse është i gjallë apo i vdekur.

“Jam zero në sytë e tyre. Jam një turp për ta. Nëse vdes i ngirë, ata ndoshta nuk do interesohen edhe për gjashtë muaj. Babai im do ishte i lumtur nëse do vdisja nga hipotermia, kështu që nuk do shqetësoheshin më për mua”.

Duke folur për këngëtaren, ai tha: “Ajo nuk më ka dashur kurrë, as unë nuk e kam dashur. Nuk e donim njëri-tjetrin.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share