Main Menu

Mendohej se ishte me pushime por Selena sapo ka dalë nga një spital mendor

Këngëtarja e famshme Selena Gomez i është rikthyer edhe një herë terapisë për kurimin e ankthit dhe depresionit.

Së fundmi ajo është larguar për dy javë në New York ku ka marrë një program special nga një spital mendor për t’u kuruar edhe një herë nga gjendja depresive.

Ndryshe nga hera e fundit këngëtarja është lejuar të mbajë telefonin e saj me të cilin ka punuar dhe komunikuar me Justin Bieber. Të gjithë mendonin se gjendja e saj mendore ishte stabilizuar derisa ajo ndjeu nevojën për t’ju rikthyer sërish ndihmave speciale.

Ky program përfshin terapi, meditim, joga dhe trajtime me një psikolog. Edhe pse së fundmi ajo është parë me Justin Bieber ku dukej në formë shumë të mirë, një burim i afërt më këngëtarën ka konfirmuar se do t’i riktheht sërish këtij programi në muajt në vijim.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share