Main Menu

Shtrudël e shpejtë

Përbërësit:
1 petë të gatshme
3 kokrra molla të gjelbërta
1 kokërr vezë
3 lugë gjelle sheqer
1 lugë çaji kanellë
1 lëkurë limoni
3 lugë gjelle miell

Përgatitja:
Qërojini mollat dhe pritini në formë kubi.
Në një tas hidhni mollën, sheqerin, kanellën, 2 lugë gjelle miell dhe lëkurën e një limoni dhe përzieni të gjithë mirë.
Hapni petën e gatshme dhe spërkateni me pak miell që të thithë lëngjet e mollës.
Shtoni mollët në mes të petës dhe priteni anash, duke krijuar mundësinë për t’i lidhur nga të dyja anët.
Lyjeni petën me një vezë të rrahur dhe spërkateni me pak sheqer sipër. Piqeni për 15 minuta në 200 gradë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share