Një virus i ri më i rezikshëm se ai i derrit po shpërndahet nëpër Europë

Një virus shumë i rezikshëm edhe më shumë se ai i derrit po shpërndahet nëpër Europë, virusi H3 N2 i quajtur si virusi australian deri më tani në Britani të Madhe ka marrë 93 jetë e mbi 2000 janë nëpër spitale, transmeton Zhurnal.mk

Raste të ngjajshme të të infektuarve janë regjistruar edhe në Francë, sepse bëhet fjalë për virus të ri vaksina e deritanishme nuk bën punë, paralajmërojnë ekspertët britanik.

H3N2 pritet të jetë pak më i rëndë se H1N1 në vitin 2009. Virusi i derrit atë vit morri 300 mijë njerëz.

Deri më tani në Maqedoni nuk është regjistruar ndonjë i infektuar me virus të tillë, ndërkohë që javën e kaluar ishin lajmëruar 246 të sëmurë nëpër klinikat infektive që është numër i ulët sipas epidemilogëve.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share