Kosova pëson nga Portugalia

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kualifikimet për botërorin e vitit 2019, që po zhvillohen në Povoa de Varzim të Portugalisë. Përfaqësuesja të shtunën mbrëma pësoi nga Portugalia me rezultatin 36:22. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 17:11 për portugezët. Portugalia të premten ka mposhtur Qipron me rezultat shumë të lartë, 47:16, ashtu që sot në ndeshjen me Poloninë do të vendosë për pozitën e parë në grup, që dërgon tutje. Kosova rastin për fitore e kërkon sot në përballjen me Qipron (16:30).

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share