Maqedonia e filloi kampionatin hendbollistik me fitore

Në Kampionatin Evropian të hendbollit që po zhvillohet në Kroaci, reprezentacioni i Maqedonisë ka marrë për herë të parë gjatë pjesëmarrjeve të saja në gara fitore në ndeshjen e parë. Sonte Maqedonia ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Sllovenisë me rezultatin përfundimtar 25:24.

Padyshim se vet rezultati dëshmon për një ndeshje të barabartë dhe me shumë rikthime, ndërsa Maqedonia arriti që në fund të jetë shumë më e koncentruar dhe të merr dy pikët e para për të mbajtur kreun me Gjermaninë që më herët e kishte mundur Malin e Zi.

Më efikas te Maqedonia ishte Dejan Manaskov me nëntë gola, ndërsa pas tij ishte Kirill Llazarev me tetë të tjerë. Në xhiron e dytë Maqedonia do të ketë për kundërshtarë reprezentacionin e Malit të Zi.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share