Pas rrëfimit prekës, nis ndihma për Emmanuel Ebouen nga ish-klubi i tij Galatasaray

Pas rrëfimit që preku shumë kë, ish yllit të Arsenalit, Emmanuel Eboue, tani i është ofruar një rol trajneri tek ish-klubi i tij, Galatasaray.
Trajneri Fatih Terim ishte ai që i lexoi fjalët e tij rreth rënies tragjike që gati sa nuk e bëri të vrasë veten.
Eboue kishte dhënë një intervistë për Daily Mirror se kishte humbur gjithçka pasi u nda me gruan e tij, dhe se si gati sa nuk i kushtoi jetën.
Terim lexoi fjalët e tij të dhimbshme dhe sipas CNN Turk, ish-lojtarit të Bregut të Fildishtë mund të rikthehet si trajneri i U-14 të klubit.
“Kemi dëgjuar për çështjen e tij në dhomën e zhveshjes, aty më informuan, do të bëjmë çmos të ndihmojmë mikun tonë,” shprehet Terim për CNN.
Eboue u ndje mirë me fjalët e Terim dhe ka thënë se do të pranonte shumë që të rikthehej te Galatasaray.
“Do të doja shumë të rikthehesha te Galatasaray, dhe Fatih Terim është si një baba, e dua shumë, do të bëja çdo gjë për të pasi e dua shumë,” është përgjigja e 34-vjeçarit Eboue.
Galatasaray po ashtu ka filluar një fushatë për ta ndihmuar Eboue.
Legjendat e klubit Hasan Sas dhe Necati Ates që kanë bërë thirrje gjithashtu për të ndihmuar ish-shokun e tyre të skuadrës.
Related News

Real Madrid-Lewandowski, ky është lajmi i ditës
Sipas Bild, Robert Lewandowski u ka thënë shokëve të skuadrës se plani i tij ështëRead More

E fitoi titullin lojtari i vitit në Angli, por ajo çfarë ka bërë me pas Salah, ka habitur botën
Mohamed Salah edhe zyrtarisht e ka fituar çmimin lojtari i vitit në Angli, shkruan GazetaRead More