Akademikë e profesorë maqedonas kundër Ligjit të gjuhës shqipe

Akademikë dhe profesorë maqedonas aktivizohen kundër miratimit të Ligjit për gjuhët, gjegjësisht gjuhën shqipe. Një pjesë e tyre përmes letrave të përbashkëta, por edhe përmes deklaratave publike bëjnë thirrje që ky ligj të mos firmoset nga presidenti Gjorgje Ivanov, por të anulohet sa më shpejt, pasi që bëhet fjalë për ligj antikushtetues.

Katica Qulavkova, Gordana Siljanovska- Davkova, Simona Gruevska – Maxhovska kanë shkruar në adresë të Kuvendit dhe Presidentit se ky ligj duhet tërhiqet. 

Ato kanë kritikuar dhe i kanë vlerësuar si të rrezikshme nenet që nuk korrespodojnë me nenet dhe amendamentet e Kushtetutës, ku rregullohet çështja e gjuhës. Këto ndryshime sipas tyre, që kanë të bëjnë me ndryshime radikale të statusit të gjuhës shqipe në nivel lokal dhe qendror, do të reflektohet edhe në kartën e identitetit të Maqedonisë në OKB.

“Me këtë ligj rrënohet harmonia  dhe kohezioni i shoqërisë multietnike, ku gjuha maqedonase është instrumenti më i forte integrues si dhe kërcënohet funksionaliteti dhe efikasiteti I shtetit maqedonas dhe organeve të tij në nivel lokal dhe qendror”, thuhet ndër të tjera në vërejtjen e tyre.

Kanë reaguar edhe profesorë të tjerë maqedonas dhe akademikë duke e konsideruar këtë ligj si hap për ndarjen dhe aplikimin e shtetit binacional në Maqedoni. (INA)

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share