Zejdi në aksion, ja kë takoi në Gostivar?

Talat Fetai, Emrli Asani dhe disa themelues të tjerë të Lëvizjes Besa në Gostivar, qëndrojnë pas vendimit të këshillit partiak, si organ më i lartë, dhe si anëtarë të saj, të njëjtin kanë votuar për shkarkimin e Bilall Kasamit nga funksioni kryetar i partisë.

“Të nderuar aktivistë dhe simpatizantë të Lëvizjes Besa. Si nismëtar i kësaj lëvizjeje në Gostivar bashkë me mikun tim Emrli Asani, u njoftoj që jemi në përkrahje të vendimit të këshillit partiak, si organ më i lartë, dhe si anëtar të saj, kemi votuar pro shkarkimit të Bilall Kasamit nga funksioni kryetarit”, thuhet në publikimin e Fetahut, që shoqërohet edhe me një fotografi nga një takim rasti me bashkëpartiak, dhe ku i pranishëm është edhe Skender Rexhepi – Zejdi.

Sa për sqarim, vijon ai,. dega e Gostivarit nuk mund te mer vendim konkret për përkrahje, se e njejta mbahet peng gati 6 muaj nga kryetari i shkarkuar, duke mos lejuar që kuvendarët e zgjedhur të mos munden të zgjedhin kryesinë dhe kryetarin e degës.

“Gjatë kësaj periudhe 3 vjeçare, me shokët e mi, arritëm sado pak të konsolidojm degën dhe të grumbullojm rreth nesh njerëz me vlera dhe dije. Ndjehem krenar dhe i privilegjuar që njoha këta njerëz, dham mund për përmirësimin e gjendjes, dhe në asnjë moment nuk pendohem. Te gjithve atyre qe nuk ishin prezenc per arsye mos informimi ju kerkoj falje, besoj radheve tjera do kemi me shume kohe per tju informuar”, sqaron Fetai, duke përmbyllur publikimin me porosinë e tij që: Besa është emanet, emaneti duhet cuar në vend.

Kujtojmë që Lëvizja Besa në Gostivar, ashtu si në shumë komuna të tjera, është pjesë e koalicionit qeverises në Pushtetin Lokal të kryesuar nga Arben Taravari.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share