Zyrtarizimi i shqipes temë interesi edhe për mediat botërore

Deputetët e Maqedonisë kanë kaluar ligjin ditën e sotme që bën gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare, ndërkohë që shumica parlamentare ka votuar pro kurse opozita ka kundërshtuar atë, me këtë shkrim kanë nisur ditën sot mediat ndërkombëtare si Uashington Post, Associated Press dhe The Daily News të cilat i kanë dhënë rëndësi të madhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe transmeton Zhurnal.mk

Ligji është votuar nga 69 deputet nga 120 gjithësejt sa janë në parlament dhe se më pas duhet të nënshkruhet nga ana e presidentit të vendit që ai të bëhet i plotëfuqishëm. Parlamenti ka votuar draft ligjin i cili kishte nisur në procedurë në nëntor të vitit të kaluar.

Etniteti shqiptarë përbën një pjesë të madhe të popullësisë në Maqedoni e cila numëron 2.1 milion banorë ndërkohë që gjuha e tyre bëhet zyrtare në të gjithë institucionet shtetërore përfshirë këtu edhe nivelin qendrorë.

“Ligji paraprak i cili ishte propozuar nga viti 2001 ku solli edhe përfundimin e konfliktit të armatosur mes shqiptarëve dhe forcave të armatosura, ka garantuar avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe etniteteve tjera pakicë që janë në vend në atë pjesë që përbëjnë 20% të popullatës”, shkruan Associated Press.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share