Maqedonia flet shqip,Kryemadhi: Evropianizim,u pranua barazia

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar lidhur me miratimin e gjuhës shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë.

Kryemadhi vlerëson këtë hap të rëndësishëm të fqinjëve, duke shkruar në ‘Facebook’ se vendimi përbën dukuri evropianizuese të Maqedonisë, të cilën Shqipëria e ka njohur e para si shtet të pavarur.Sipas saj, të heqësh dorë nga monolinguizmi do të thotë të pranosh barazinë me tjetrin, shumicë a pakicë qoftë, ndërsa shton se kufiri i gjuhës nuk kontrollohet nga kufiri i shtetit.

“Pas vendimit për shpalljen festë zyrtare të ditës së alfabetit, ditës së Kongresit të Manastirit, miratimi i ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni është një hap tjetër emancipues shtetëror. Heqja dorë nga tabutë, duke përfshirë heqjen dorë nga emri historik, siç deklarohet, dhe çlirimi nga frika prej gjuhës së tjetrit, përbëjnë dukuri evropianizuese të Maqedonisë fqinje, të cilën Shqipëria e njohu e para si shtet të pavarur.

Të heqësh dorë nga monolinguizmi do të thotë të pranosh barazinë me tjetrin, shumicë a pakicë qoftë. Kufiri i gjuhës nuk kontrollohet nga kufiri i shtetit! Njohja dhe pranimi i këtij realiteti është progres”, shkruan Kryemadhi.

kryemadhi

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share