Komuna e Gostivarit:Ish-qeverisja e Komunës i shiti të gjitha gjësendet që ishin pronë e komunës, edhe atë para zgjedhjeve!

Sot në hapësirën e Komunës së Gostivarit, është mbajtur konferencë për shtyp në lidhje me keqpërdorimet e mjeteve dhe gjësendeve në pronësi të komunës, edhe atë nga ish-qeverisja e komunës.

”E vërteta për BDI-në” e filluar javën e kaluar ka të bëjë me keqpërdorimet e BDI-së në Komunën e Gostivarit. Gjatë konferencës njoftohen keqpërdorimet në NP ‘Komunalec’, ku mungojnë thikat për pastrim të borës, të cilët i ka marrë me dijeni një firmë e afërt me Nevzat Bejtën. Poashtu mungon edhe një traktor në pronësi të komunës, bollduzher i cili është shitur dy muaj para procesit zgjedhor nga udhëheqësit e ndërmarrjes publike, eskavator ICB i cili është shitur një javë para zgjedhjeve lokale, kamion kiper i markës Mercedes i cili e ka marrë ish-vozitësi në ndërmarrje Naser Halili.

Nga zëdhënësi i komunës janë publikuar edhe shumë keqpërdorime tjera, si shitja e veturave zyrtare dhe maqina për shenjëzimin e rrugëve, freza për prerje të asfaltit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share