Mbi 6300 vende të lira pune në Maqedoni

Mbi 6.300 vende të lira pune janë evidentuar në web-faqen e Agjencisë për Punësim në vitin 2018. Numri ndryshohet në nivel ditor varësisht nga konkurset që i shpallin punëdhënësit, njofton Koha.

Nga Qeveria thonë se bëhet fjalë për mundësi të shkëlqyeshme me të cilat kërkuesit mund t’i shohin vendet e lira të punës dhe pozitat në tregun e punës edhe me profesion dhe në komunën që jetojnë.

Në web-faqen e Agjencisë janë shpallur edhe konkurse për vendet e lira të punës të shpallura nëpër gazeta nga ana e punëdhënësve. Agjencioni i rishpall edhe këtu që të jenë më të kapshme nga kërkuesit e punës.

Konkurset shpallen me detaje të rrogës, orët e punës, përvojën e nevojitur dhe të ngjashme.

Përndryshe, numri i vendeve të lira që i evidenton Agjencia sillen prej 6-8 mijë, ndërsa në këtë numër më së shumti ndikon nevoja e punëtorëve sezonal.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share