Valencia dhe Atl.Madrid kualifikohen në çerekfinale

Valencia dhe Atletiko jane dy skuadrat e para qe prenë biletat per ne çerekfinalet e Kupës se Mbretit, nje ekskluzivitet i platformës Tring. Pas sfidës se pare qe ishte mbyllur ne barazim, Valencia beri detyrën përpara tifozëve te saj ne Mestaja ne takimin e kthimit te raundit te 1/8-ve, duke shpartalluar Las Palmas me rezultatin e thelle 4-0.

Fale dy armeve te fuqishme agresivitetit dhe kualitetit vendasit vunë diktatin ne fushe, edhe pse goli i pare erdhi ne minutën e 30 me Luciano Vieto. Ne fakt sulmuesi argjentinas i ardhur nga Atletiko ne merkaton e janarit u be protagonist i mbrëmjes me shënimin e tre golave. Me fillimin e pjesës se dyte, 24 vjecari realizoi golin e dyte duke e bere gjithçka e me te lehte per te zotet e shtëpisë. Përballe ishulloreve te pafuqishëm per te reaguar Valencia 6 minuta me vone realizoi golin e trete me Maksimimovic.

Rezultati përfundimtar u vulos ne minutën e 66 kur përsëri Luciano Vieto realizoi golin e katërt dhe te tretin personal, duke u shpallur njeriu i ndeshjes. Ndërkohe ne Vanda Metropolitano, Atletiko Madridit arriti nje tjetër fitore te thelle kete here 3-0 përballe Leida. Edhe pse skuadra e kategorisë se dyte e nisi sfidën me mjaft karakter, Los Colchoneros dy here pranë avantazhit me Lucas Hernandes dhe Diego Costa. Pjesa e pare u mbyll me rrjeta te paprekura edhe pse gjithmonë ishte impresioni se vendasit mund te zhbllokonin ndeshjen nga çasti ne çast.

Gjithsesi skuadra e Diego Simeones arriti te zhbllokonte shifrat vetëm ne minutën e 57 me belgun Karasko. Ne minutën e 74 radha do t’i vinte Kevin Gamiero i futur ne vend te Diego Costes, i cili dyfishoi rezultatin per madrilenet. 9 minuta nga fundi përballe nje skuadre kundërshtare tashme te dorezuar, vend kishte edhe per blerjen e re Vitolo te linte shenje ne kete mbrëmje, duke shënuar golin e pare me fanellen e Atletikos.

Takimet e raundit te 1/8-ve vazhdojnë sonte nga te cilat spikat ajo e Santiago Bernabeu ne oren 21:30 mes Real Madrid dhe Numancia.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share