Jep dorëheqje Hojt Brajan Ji, i njohur me nofkën “bolldozheri”

Zëvendës-ndihmës sekretari ameraikan i shtetit, Hojt Brajan Ji, mbrëmë ka dhënë dorëheqje nga posti. Këtë e kanë konfirmuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan për Aljazeera.

Hojt Brajan Ji është njëri nga diplotatët amerikan me angazhim shumëvjeçar në Ballkan. Ai është aktiv që nga viti 1993, kur ishte asistent i Çarls Rendumit, të dërguarit special amerikan për Bosnjë dhe Hercegovinës, kur ishte pjesë e të gjitha negociatave kryesore për ndërprerjen e luftimeve në Bosnje.

Që nga ai moment, Brajan Ji ka qenë i angazhuar në pozita të ndryshme në diplomacinë amerikane apo në NATO, gjithnjë të ndërlidhura me Europën Juglindore, ndërsa në vitet e fundit ishte ndër personat kryesor të Stejt Departmentit Amerikan për këtë rajon.

Vlerësohet se Brajan Ji ka meritat më të mëdha për sanksionet e aprovuara nga SHBA ndaj kryetarit të Republikës Serbe, Millorad Dodik, i cili ishte vendosur në listën e zezë nga SHBA-të.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share