Një çift bashkëshortor përjeton tmerrin në Çegran të Gostivarit

Policia e Gostivarit njoftoi për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në rrugën Tumçevisht – Çegran, ku persona të panjohur nën kërcënime kanë detyruar një çift bashkëshortor të zbresin nga automjeti, dhe të njëjtin pastaj e kanë grabitur.

“25 vjecari E.S nga Gostivari, mbrëmë rreth orës 2 denoncoi rastin kur rreth orës 23 e 30 minuta të ditës së hënë, derisa me automjetin e tij të markës “BMW” ku ndodhej edhe bashkëshortja e tij, ka qenë i parkuar përgjatë rrugës Tumçevisht – Çegran. Pa pritur, afër tyre ka ndaluar një automjet tjetër “BMW”.

Nga vetura kanë dalur persona të panjohur, e kanë kërcënuar për jetë dhe kanë kërkuar nga ai dhe gruaja e tij të dilnin nga automjeti. Kanë nxjerrur pistoletë dhe kanë shkrepur një plumb në ajër dhe pastaj me shpejtësi janë larguar me automjetin në drejtim të Cegranit”, njoftuan nga Policia e Gostivarit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share