FAKTE SHKENCORE NË KURAN

Kurani ka shumë ajete që na tregojnë për veçorit shkencore, të cilat e vërtetojnë se Kurani është me të vërtetë libër i shenjt. Prej shumë veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i këtyre fakteve shkencore të lartë përmendura, njeriu i ka zbuluar vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX, e të cilat janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë. Këto fakte shkencore në kohen e Muhammedit a.s., as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin. Këto fakte shkencore e vërtetojnë edhe më tepër prejardhjen hyjnore të Kuranit. Kjo, gjithashtu, provon se Muhammedi a.s është me të vërtetë një profet i dërguar prej Zotit.

Zoti xh.sh., i thërret njerëzit të studiojnë dhe reflektojnë rreth qiejve, tokës, maleve, yjeve, bimëve, farave, kafshëve, ndryshimeve të natës me ditën, krijimit të njeriut, shiun dhe shumë gjëra të tjera të krijuara. Duke i eksploruar këto fakte, njeriu arrin ta njoh aftësinë artistike të krijimtarisë së Zotit. Më këto krijime njeriu arrin që ta njeh Krijuesin e tij, i Cili krijoi të gjithë universin dhe çdo gjë që ndodhët në të nga asgjëja.

Edhe pse në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore, të cilat janë zbuluar në mënyrë të plotë më ndihmën e teknologjisë bashkëkohore, Kurani nuk është një libër shkencor, e as që mund të pretendojmë një gjë të tillë. Qëllimi i shpalljes së tij është udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës, dhe nuk është shtjellimi i fakteve shkencore, apo shpjegimi i dukurive natyrore.

Fakte shkencore nga fusha e gjeografisë

Kurani i cili ka zbritur në gjysmën e parë të shekullit të VII pas erës sonë, jep fakte konkrete dhe të sakta në të cilën shkenca e gjeografisë dhe ato që kanë lidhje të ngushtë me to i kanë verifikuar nëpërmjet teorive dhe aparaturave të ndërtuara për këtë qëllim.

Shtresat e Tokës

Brendësia e Tokës është e ndare ne disa shtresa të cilat janë emërtuar në varësi të veçorive sizmike dhe kimike. Toka ndahet në këto shtresa: 1. korja e Tokës, 2. manteli i sipërm, 3 astenosfera, 4. manteli i poshtëm, 5. shtresa e guetenbergut ose shtresa D, 6. bërthamën e jashtme, 7. bërthamën e brendshme (bërthamëzën).[1] Shkenca po e vërteton se Toka është e përbërë me shtresa të cilat shtrihen njëra mbi tjetrën dhe këto janë në funksion të përbashkët, këtë e shohim edhe në Kuran. Zoti xh.sh. në Kuran për shtresat e Tokës thotë:

“All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej e edhe prej tokës aq sa ata,… (Talak 12)”

Forma e korës së Tokës dhe lëvizja e saj

Në të kaluarën u mendua se malet ishin thjesht zgjatje që ngriheshin mbi sipërfaqen e Tokës. Megjithatë, shkencëtarët kuptuan se kjo hipotezë nuk ishte e vërtetë, mirëpo kishin zbuluar dhe vërtetuar se malet i kanë rrënjët poshtë në mantel dhe këto rrejnë janë 10 – 15 herë më të mëdha nën sipërfaqen e tokës se sa lartësia e tyre mbi sipërfaqen e Tokës.[2] Nga kjo që u cek më lartë, kuptohet lehtësisht se malet kanë formën e shtyllave të ngulitura në mantel. Këto rrënjë mund të jua kalojnë disa herë ngritjeve të tyre në sipërfaqen e Tokës. Kjo e arritur shkencore nga ana e gjeologëve është zbuluar për herë të parë në gjysmën e dytë të shekullit XIX – të. Kurani, i cili i zbriti Muhammedit a.s., nga Zoti xh.sh katërmbëdhjetë shekuj më parë, malet i përshkruan kështu:

“A nuk e bëmë Ne Tokën të përshtatshme (për jetë), Ndërsa kodrat shtylla? (Nebe 6 – 7)”

Tektonika e pllakave është një hipotezë gjeologjike që i shpjegon lëvizjet tekto – magnetike që ndodhin në brendësi të kores së Tokës, dhe në sipërfaqen e saj.[3] Në Kuran është përmendur “lëvizja e maleve”. Sot, shkencëtarët bashkëkohorë për këtë lëvizje përdorin termin “lëvizja kontinentale.” Zoti xh.sh për lëvizjen e maleve në Kuran thotë:

“E i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë,… (Neml 88)”

Shkencëtaret gjithashtu kanë zbuluar se malet kanë rolë të rëndësishëm në stabilizimin e korës së Tokës, d.m.th. se korja e Tokës gjithmonë ka qenë dhe është në lëvizje. Gjithashtu nga kjo që u cek më lartë, kuptuam se malet kanë formën e shtyllave të ngulitura në mantel. Teoria moderne e pllakave tektonike e tregon se malet shërbejnë si stabilizues për Tokën. Për rolin e maleve si stabilizuese të Tokës Zoti xh.sh në Kuran thotë:

“Dhe Ai vuri kodra (të forta) në Tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju,… (Nahl 15)”

Shtresat e formacioneve gjeologjike (llojet e shkëmbinjve)

Shtresa e Tokës (litosfera) është ndërtuar nga llojet e ndryshme të shkëmbinjve të cilët ndërmjet veti dallohen për nga mënyra e formimit, struktura, madhësia forma dhe ngjyra. Ka një numër të madh të kombinimeve të shtresave të ndryshme gjeologjike, në pjesët e ndryshme të Tokës. Këto që i thamë më lartë, Zoti xh.sh. na i ka tregu në Kuran, ku thotë:

“…nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza. (Fatir 27)”

Mali Tur (Sinai)

Mali Tur (Sinai), ndodhet në rrafshnaltën Et – Tin, në Gadishullin e Sinait, përkatësisht në pjesën jugore të tij.[4] Mali Tur (Sinai) është i shenjtë për tri fetë (Jeduhizmit, Krishterimit dhe Islamit), për arsye se në këtë mal Zoti xh.sh. i ka folur të dërguarit të vetë Musait a.s, dhe ia ka zbritur Teuratin. Të tri fetë e besojnë Musain a.s. si profet. Zoti xh.sh. e përmend këtë mal duke u betuar për të, ku thotë:

“Pasha Turin. (Tur 1)”

Pika më e ulte e Tokës

Në ajetet e mëposhtëm bëhet fjalë për pikën më të ulët të Tokës kontinentale që është – 418 m të lartësisë mbidetare dhe gjithnjë është duke rënë,[5] si dhe disfatën e Bizantit nga Perset që ka ndodhur po në këtë vend. Gjithashtu këto ajete tregojnë se Perandoria Bizantine, pas disfatës së rëndë që kishte pësuar prej ushtrisë perse, do të triumfonte shumë shpejt, ku pas disa viteve Perandoria Bizantit korri fitore nga ajo Persiane.[6] Për këto fenomene, Zoti xh.sh në Kuran thotë:

“Elif, Lam, Mim. Bizantinët (rumët) u mundën, në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë, brenda pak viteve… (Rum 1 – 4)”

Atmosfera (kupa qiellore) mburojë e Tokës

Atmosfera mbron Tokën nga efekti provelues i rrezeve të Diellit, si dhe rregullon shpërndarjen e temperaturës në sipërfaqen e Tokë. Shtresa e ozonit mbron Tokën nga rrezet ultraviolet. Meteorët kur arrijnë në atmosferën e Tokës, nga fërkimi nëpër ajër gjatë shpejtësisë së madhe ndizen dhe digjen. Brezi Van Alen e mbron Tokën nga efektet shkatërruese dhe dëmtuese të hapësirë. Pra pa atmosferë nuk do kishte jetë në Tokë. Për këtë Zoti xh.sh na tregon në Kuran ku thotë:

“Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt,… (Enbija 32)”

Krijimi i reve dhe reshjeve

Procesi i formimit të shiut kalon në tri procese (faza) të cilat janë: Së pari, avulli i ujit më ndihmën e erës ngritën lartë në qiell; Së dyti, më ndihmën e erës retë e vogla bashkohen njëra më tjetrën dhe formojnë lloje të ndryshme të reve; dhe së Treti kur pikat e ujit të cilat formojnë retë bëhen shumë të renda, atëherë nga këto re fillojnë të bien në Tok në formë shiu, bore, breshëri.[7] Të njëjtin proces të formimit të shiut Zoti xh.sh., përmes ajetit kuranor në të cilin thotë:

“All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrinë lart si të dojë, i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi… (Rum 48)”

Lëvizjet shumë të forta konvektive në komulonimbuse janë shkak që në pjesët e këtyre reve të grumbullohet elektriciteti pozitiv dhe negativ. Lëvizja jashtëzakonisht e vrullshme e elektricitetit nëpër ajër në të shkakton një nxemje shumë të madhe dhe e benë atë të dukshme, sikurse të xixa elektrike. Kjo dukuri e dukshme, e zbrazjes elektrike quhet rrufe. Krisma e rrufesë është vetëm zëri momental, mirëpo zëri zgjatë një kohë, dhe kjo quhet bubullimë.[8] Zoti xh.sh. për vetëtimat thotë:

“Ai është që u shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura. (Rad 12)”

Sasia e shiut

Sasia e shiut është e lidhur ngushtë më procesin e qarkullimit të ujit në natyrë. Nga të dhënat e ndryshme meteorologjike del se sasia e shiut (reshjeve), në gjithë pjesët e Tokës nuk është e njëjtë, ajo ndryshon nga një kontinent në kontinentin tjetër, nga një regjion në regjionin tjetër, nga një shtet në shtetin tjetër aspo nga një vendbanim në tjetrin. Për sasinë e shiut Zoti xh.sh. në suren Zuhruf thotë:

“Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë…(Zuhruf 11)”

Formimi i rrymave ajrore (erës),

Ndryshimet në nxemjën në ekuator dhe pole shkaktoj edhe ndryshime në shtypjet ajrore. Për këtë arsye në atmosferën mbi sipërfaqe tokësore formohen disa rryma ajrore të përhershme, të cilat e përbëjnë qarkullimin e përgjithshëm të rrymave ajrore në atmosferë. Ky qarkullim mund të përkufizohet edhe si erëra të përhershme mbi sipërfaqe e tokësore.[9] Zoti xh.sh na tregon në Kuran për qarkullimin masave ajrore (erërave), ku thotë:

“…edhe në qarkullimin e erërave… (Xhathije 5)”

Erërat mbarësuese

Siç shihet nga fazat e formimit të reve dhe shiut, erërat “mbarësojnë” avullin e ujit që noton në ajër me, me grimcat e pluhurit që ndodhën në ujë e që quhen aerosole. Gjithashtu era e bartë polenin nga njëra bimë tekë tjera, dhe kështu i mbarëson ato.[10] Këtë rolë të erës Zoti xh.sh na ka tregu në Kuran ku thotë:

“Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë. (Hixhr 22)”

Erërat si paralajmëruese të reshjeve

Nëse një vend ka kohë të qetë, d.m.th. kohë më diell, dhe në një moment fillon të fryjë erë, atëherë në atë vend pritet ndryshimi i kohës. Në fillim paraqitem vranësirat, dhe pas një kohe në atë vend do të kemi reshje. Këto që i thamë më lartë Zoti xh.sh. na ka treguar në Kuran ku thotë:

“Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha,… (Araf 57)”

Erërat e fuqishme

Stuhitë e fuqishme formohen nëpër oqeane dhe njihen me emra të ndryshëm si p.sh. ciklone, tajfune, uragane, tornado, furtunë, shtrëngatë, tufanet, trumbetat, etj. Zoti xh.sh për këto erëra të fuqishme dhe shkatërrimtare në Kuran thotë:

“Pasha erërat që fryejnë një pas një (pandërprerë)! Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë. (Murselat 1 – 2)”

Një lloj i këtyre erërave të fuqishme e që njihen me emrin tufanet dhe trumbetat, gjatë udhëtimit të tyre bartin sasi të mëdha pluhuri, rëre etj.[11] Edhe këto erëra Zoti xh.sh. i përmend në Kuran përmes ajetit në të cilin thotë:

“Për erërat që ngrejnë dheun dhe e shpërndajnë. (Dharijat 1)”

Oqeanet

Shkenca ka zbuluar se në vendin ku takohen dy dete ekziston një barrierë (pengesë) ndarëse, e cila bën të mundur që secili prej dy deteve të ruajë temperaturën, dendësinë dhe kripësinë e tij. P.sh. uji i detit Mesdhe është më i ngrohtë, më i kripur dhe me dendësi më të vogël se uji i oqeanit Atlantik.[12] Kurani i Shenjtë e përmend këtë barrierë midis deteve, të cilët nuk e kalojnë atë. Zoti thotë në Kuran:

“…në mes dy deteve bëri ndarje… (Neml 61)”

Oqeani botëror, në mënyrë vertikale është i ndarë në 5 shtresa: 1. Zona e rezeve të diellit (Epipelagic Zone), nga 0 deri 200 m, 2. Zona e Muzgut (Mesopelagic zone), nga 200 deri 1.000 m, 3. Zona e mesnatës (Bathypelagic Zone) nga 1.000 m deri 4.000 m, 4. Zona e pa fundmë (Abyssopelagic zone) nga 4.000 deri 6.000 m, 5. Zona Hadal nga 6.000 deri më shumë se 10.000 më thellësi.[13] Për këtë Zoti xh.sh. në Kuran thotë:

“Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet… (Nur 40)”

Ky ajet përmend edhe errësirën në thellësinë e detit, errësirë ku nuk mund të shikosh as dorën tënde. Errësira në dete haset në thellësi nga 200 m e poshtë.[14]

Grykëderdhja e lumenjve në det

Grykëderdhja e lumenjve në det (Estuaries), është vendi ku takohet uji i ëmbël i lumenjve më ujin e kripur të detërave. Ujin e ëmbël nga ai i kripur në grykëderdhjet e lumenjve e ndanë një zonë e cila është e përbërë nga disa shtresa ndarëse. Ky informacion është zbuluar nga Wollast dhe Duinker në vitin 1982,[15] kurse Zoti xh.sh. na ka treguar para 14 shekujve, në Kuran ku thotë:

“Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen. (Furkan 53)”

Ujërat nëntokësore, burimet dhe lumenjtë

Ujërat nëntokësore quhen të gjitha ujërat që ndodhën poshtë sipërfaqes së Tokës. Burimi kryesor i ushqimit të ujërave nëntokësore janë reshjet atmosferike. Për këto ujëra Zoti xh.sh, na tregon në Kuran ku thotë:

“Ne lëshuam me masë ujë nga qielli dhe atë e përqendrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim atë (ujin). (Muminun 18)”

Dalja e ujërave nëntokësore mbi sipërfaqen tokësore quhet burim. Për këtë Zoti xh.sh. në Kuran thotë:

“A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në Tokë nëpër burime, (Zumer 21)”

Burimet karstike janë të pranishme në sipërfaqet tokësore ku janë të zhvilluara format karstike. Karst quhet procesi i tretjes prej ujit i disa shkëmbinjve, gjatë të cilit lindin forma të veçanta karestore të relievit dhe formohen tipe të ndryshme boshllëqesh.[16] Për burimet karstike, Zoti xh.sh. na tregon në Kuran ku thotë:

“…sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë… (Bekare 74)”

Shumica e të gjithë lumenjve në sipërfaqen e Tokës formohen nga burimet që ushqehen prej ujërave nëntokësore. Ka disa lumenj që formohen nga reshjet e shiut, mirëpo shumica e këtyre lumenjve janë të përkohshëm. Disa lumenj formohen edhe nga shkrirja e borës dhe akullit i cili ndodhet në majat e larta të maleve. Zoti xh.sh në Kuran na tregon për formimin e lumit ku thotë:

“A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, (Zumer 21)”

Fakte shkencore nga fusha e biogjeografisë (biologjisë)

Biogjeografia është disiplinë shkencore që e studion shtresën e biosferës, përkatësisht botën bimore dhe shtazore, shpërndarjen e tyre në hapësirë, si dhe varësinë e tyre nga mjedisi gjeografik. Kurani i shenjt, jep fakte konkrete dhe të sakta nga shkenca e biogjeografisë, të cilët këta shkencëtarë i kanë vërtetuar nëpërmjet dhe studimeve dhe aparaturave të ndërtuara për këtë qëllim.

Prejardhja e jetës

Kurani famë lartë e tregon shumë qartë se Toka dhe planetët bashkë më Diellin kanë qenë të bashkuar dhe më pas ato janë ndarë, gjithashtu Kurani na tregon se jeta në planetin Tokë e ka prejardhjen prej ujit. Zoti xh.sh. për prejardhjen e jetës në Tokë, na tregon në Kuran ku thotë:

“A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e Toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja, ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi… (Enbija 30)”

Shkencëtaret praktikisht kanë vërtetuar se Toka dhe qiejt kanë qenë të bashkuar dhe pastaj Toka është ndarë nga qiejt. Ata mendojnë se Toka dhe Sistemi ynë Diellor janë formuar nga pluhuri kozmik i cili ishte rezultat i shpërthimit të madh. Ky shpërthim madhështor që shënoi fillimin e gjithësisë u emërua “Shpërthim i Madh” (Big Bengu) dhe teoria filloi të quhej teoria e Big Bangut.[1] Gjithashtu shkencëtarët kanë vërtetuar se jeta në Tok ka filluar në ujë, si dhe uji është bazë për jetën e çdo gjeje në tok: mikroorganizmat, botën bimore dhe shtazore, si dhe jetën e njeriut.[2]

Dheu (Toka)

Bazuar në literaturën pedologjike, shohim se nëse toka ka mungesë uji ajo është jo produktive dhe e vdekur, mirëpo nëse mbi këtë tokë të vdekur bie shi apo e ujitim atëherë kësaj toke do i kthehet jeta d.m.th. behet e mundur që të mbijnë të gjitha llojet e bimëve.[3] Këtë që e thamë më lart për dheun – tokën, Zoti xh.sh. na ka treguar në Kuran përmes disa ajetëve ku thotë:

“…në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj… (Bekare 164)”

Roli i ujit në zhvillimin e bimës

Bimët e marrin ujin nga toka. Toka nga ana e saj përfaqëson një kompleks lëndësh organike dhe grimcash dheu të veshura nga një cipë uji dhe lëndësh minerale të tretura në të. Hapësirat e mëdha ndërmjet këtyre grimcave janë të mbushura me ajër. Në këto hapësira të tokës depërtojnë qindra dhe mijëra qime rrënjore si dhe disa zgjatime fijezore kërpudhore që quhen mikoriza, të cilat dalin nga qelizat e sipërfaqes së rrënjëve. Me këtë sipërfaqe të madhe të krijuar nga qimet rrënjore dhe mikorizat, rrënjët mund thithin nga toka sasi të konsiderueshme uji.[4] Zoti xh.sh. në Kuran për rolin e ujit në zhvillimin e bimës thotë:

“…E ti e sheh tokën e tharë – të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme. (Haxh 5)”

Riprodhimi i bimëve

Për bimët është karakteristikë mënyra e riprodhimit në dy mënyra: Mënyra e riprodhimit joseksual, dhe Mënyra e riprodhimit seksual. Mënyra e riprodhimit joseksual – Kur një pjesë bime zhvillohet duke prodhuar një bimë të re, thuhet se kryhet shumimi ose riprodhimi joseksual i bimës. Ky shumim quhet edhe shumim vegjetativ (nga “vegjetae”= bimë), pasi është karakteristik për bimët. Duke qenë se rritja e bimëve është e papërcaktuar, atëherë nga secili meristem i saj potencialisht mund të zhvillohet një bimë e plotë. Kjo do të thotë se shumimi vegjetativ i bimës kryhet shumë lehtë me grupe qelizash me veti embrionale, pra me klone. Për këtë arsye në shumë lloje bimore, një bimë e re mund të zhvillohet nga copa apo pjesët bimore. Mënyra e riprodhimit seksual – Për riprodhimin seksual të bimët janë specializuar struktura të veçanta riprodhuese sikurse është lulja.[5] Riprodhimin e bimëve Zoti xh.sh. na ka tregon në Kuran thotë:

“Dhe Ai është, i cili Tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit fryt bëri dy lloj (çift),… (Rad 3)”

Ekzistimi i bashkësive bimore

Bimët rreth nesh janë të përshtatura për të jetuar në Tokë ashtu sikurse janë përshtatur edhe insektet dhe kafshët vertebrore. Biologët llogarisin që ndër bimët që popullojnë Tokën, numri i llojeve në grupe të ndryshme të tyre. Numri i përgjithshëm i llojeve bimore në rruzullin tokësor llogaritet të jetë rreth 350.000, nga të cilat deri tani janë përshkruar rreth 256.000 lloje.[6] Për këtë që e thamë lidhur më bashkësitë e bimëve Zoti xh.sh. Kuran thotë:

“…lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme. (Ta Ha 53)”

Riprodhimi i shtazëve

Në ajetet e sures Nexhm, Zoti xh.sh. thotë:

“Dhe Ai është që krijoi llojet – mashkullin dhe femrën. Nga pika e farës që hidhet. (Nexhm 45 – 46)”

Shumica dërmuese e llojeve të organizmave shtazorë krijohen me shumim seksual. Kështu, me bashkimin e gametit mashkullor (spermatozoidit) me gametin femëror (qelizën vezë) krijohet organizmi i ri – zigota. Rëndësia e shumimit seksual rezulton në mundësinë e krijimit të llojllojshmërisë së madhe të pasardhësve.[7]

Ekzistimi i bashkësive shtazore

Fauna tokësore jeton në sipërfaqe të tokës, megjithëse disa mamatë (lloje të brejtësve) jetojnë në thellësi deri 5 – 6 m, ndërsa disa shtazë të shpellave dhe ujërave nëntokësore hasen në thellësi edhe nën 100 m. Llojet shtazore hasen edhe në masivet e larta malore. Kështu, p.sh. ujku mund të jetoj edhe në lartësi mbidetare prej 5600 m, Capra siberica (dhia e egër) deri 5800 m, disa kolibra në malin Çimarozo (Amerikën Jugore) strofullat e tyre i ndërtojnë në lartësi prej 5400 m. Në pikëpamje sistematike, kat egoritë e larta të botës shtazore më tepër hasen në ambientin ujor se sa në atë tokësor, kështu që nga afër 60 klasat, në dete dhe oqeane nuk janë të përhapura vetëm 3 prej tyre (ujëtokësorët, qindkëmshit dhe Protrochetet të cilat bëjnë lidhjen në mes të krimbave dhe nujorëve). Deri më sot janë të njohura mbi 1 milion lloje shtazore të ndara në disa grupe sistematike ashtu edhe në atë zoogjeografike, më së miri janë të hulumtuar kurrizorët. Sot janë të njohur afër 40.000 lloje të kurrizorëve dhe atë: gjitar afër 8.000, shpezë afër 10.000, zvarranikë afër 4.000, ujëtokësor afër 2.000 dhe peshq afër 16.000 lloje.[8] Rreth ekzistimit të bashkësive shtazore Zoti xh.sh. në kuranë thotë:

“Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve)… (Enam 6)”

Fakte shkencore nga fusha e astronomisë – kozmografisë

Krijimi dhe zgjerimi i Universit

Në ajetin e mëposhtëm, përshkruhet origjina e universit. Zoti xh.sh për këtë fakt në Kuran thotë:

“Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe Tokën (e duke qenë i tillë)… (Enam 101)”

Njëra nga teoritë më e përhapur dhe më e besuar nga astronomët për krijimit e universit është teoria Big Bang – ut (Shpërthimi i Madh). Siç shihet qartë në vazhdim, teoria Big Bang – ut, e ka vërtetuar se gjithësia është krijuar nga asgjëja.

Big Bang, është modeli kozmologjik i kushteve fillestare dhe të mëtejshme të zhvillimit të Universit që mbështetet nga shpjegimet më të sakta dhe më të hollësishme, të nxjerra nga provat shkencore dhe vëzhgimet e tashme. Sipas kozmologëve, termi Big Bang përgjithësisht lidhet me idenë se Universi është zgjeruar prej një gjendjeje fillestare të nxehtë dhe të dendur në një kohë të caktuar në të kaluarën (matjet më sakta të disponuar në vitin 2009 sugjerojnë se kjo gjendje u ndesh 13.3 deri 13.9 miliard vjet më pare), dhe vazhdon të zgjerohet edhe sot.[1]

Zgjerimi i gjithësisë nënkuptonte se po të mund të lëvizte gjithësia mbrapshtë në kohë, do të vërtetohej që gjithësia kishte zënë fill nga një pikë e vetme.[2]

Teoria e inflacionit, e cila u propozua nga “Alan Guth”, e forcon edhe më shumë teorinë e Big Beng – ut. Teoria e tij ishte se gjithësia u zgjerua shumë shpejtë në fillim të jetës së tij. Guth e vlerëson shkallen e zgjerimit si një rritje në madhësinë e 1050 në 1032 në sekondë, kurse Land e vlerëson shkallen e zgjerimit si një rritje në madhësinë 101,000,000.[3] Zoti xh.sh për zgjerimin e universit na ka treguar në Kuran para 14 – të shekujve ku thotë:

“Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. (Dharijat 47)”

Krijimi i Sistemit Diellor

Zoti xh.sh. në Kuran për prejardhjen e Tokës thotë:

“A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e Toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja,… (Enbija 30)”

Kurani famë lartë e tregon shumë qartë se Toka dhe planetët bashkë më Diellin kanë qenë të bashkuar dhe më pas ato janë ndarë. Ekzistojnë shumë teori bashkëkohore për formimin e Sistemit Diellor, mjafton ta cekim hipotezën e Kant – Laplastit (në shekullin XVIII). Sipas kësaj hipoteze, Sistemi Diellor është formuar nga një mjegullnajë e gaztë e zjarrtë, e cila rrotullohej rreth boshtit e që për këtë shkak ngjishej. Më kalimin e kohës, ajo u shtyp në pole dhe u zgjerua në ekuator nga ku në saje të forcës qendërikëse (që është më e madhe se forca e rëndesës për shkak të rritjes së shpejtësisë nga ngjeshja), u shkëputën unaza të gazta, nga dendësimi i të cilave u formuan planetët. Në të njëjtën mënyrë u formuan satelitet pran planetëve. Planetët, që fillimisht kanë qenë të gazta e të nxehtë, duke u ftohur gradualisht, janë kthyer në gjendje të lëngët të zjarr dhe më tej në pjesën sipërfaqësore të tyre është formuar një kore e ngurtë, e rrudhosur për shkak të ftohjes.[4]

Sot formimi i Sistemit Diellor shihet nga pikëpamjet e lindjes dhe evolucionit të yjeve. Duke u bazuar në këtë proces pranohet se Dielli dhe planetët tjera që e rrethojnë janë formuar nga e njëjta mjegullnajë gazo – pluhur, si rrjedhim i grumbullimit të pluhurit dhe copave të tjera më të mëdha (të tipit të meteorëve) rreth disa qendrave të caktuara, që kanë shërbyer si embrion të Diellit, të planetëve dhe satelitëve.[5] Këtë që e cekëm më lartë mbi formimin e planetëve nga e njëjta materie mjegullnajë gazo – pluhurore, e vërteton edhe ajeti në Kuran, ku Zoti xh.sh. thotë:

“Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë),… (Fusilet 11)”

Hapësira kozmike (gjithësia) është e errët

Hapësira kozmike (gjithësia), është e errët dhe e ftohtë si burime drite janë yjet (të cilat së bashku e formojnë galaktika). Si fakt për këtë është rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vetë, ku pjesët e kthyera nga Dielli janë të ndritshme, kurse pjesët në anë të kundërt janë të errëta e të ftohta, kjo është si pasoj se kozmosi (gjithësia) është e errët dhe e ftohtë. Këtë e argumentojnë edhe shumë foto që janë bërë, dhe vazhdojnë të behën nga satelitet artificial që janë të instaluar në hapësirë. Këtë që e cekëm Zoti xh.sh, na ka treguar në kuranë përmes ajeti në të cilin thotë:

“Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! (Lejl 1)”

Galaktikat

Galaktika është grumbull i madh lënde, yjesh, planetësh, sistemesh planetare, mjegullnajash të gazta, re pluhuri dhe lëndë të zezë, i cili mbahet i lidhur së bashku me anë të fuqisë së rëndesës. Galaktikat ndryshojnë për nga numri i yjeve që e përbejnë atë. Galaktikat më të vogla që ndryshe quhen galaktikat xhuxhë, numri i yjeve në këto galaktika është më pak se 10 milionë, kurse galaktikat më të mëdha që ndryshe quhen galaktikat gjigante janë ato galaktika që në vete përbëjnë nga një trilion yje. Zoti xh.sh. na tregon për Galaktikat përmes ajetit kuranor në të cilën thotë:

“Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje. (Hixhr 16)”

Yjet

Me vrojtim të drejtpërdrejtë nuk shihen shumë yje. Në netët pa Hënë mund të shohim afro 2.500 deri në 3.000 yje në gjysmësferën qiellore veriore dhe po kaq në atë pjesë të qiellit që nuk duket.[6] Meqë yjet janë të vendosur në largësi të ndryshme nga Toka dhe kanë fuqi të ndryshme të rrezatimit, vrojtuesit dikton se nuk kanë ndriçim të njëjtë. Numri i tyre në sferën qiellore që mund të vërehet më sy sillet rreth 6.000.[7] Në ajetin e mëposhtme kuranore, Zoti xh.sh. yjet i përshkruan kështu:

“Qiellin më të afërt (të Dynjasë) Ne e stolisëm me yje ndriçuese…. (Fusilet 12)”

Yjësitë

Yjësi quhet jo vetëm një grup i caktuar yjesh që formojnë një figurë të caktuar, por një pjesë e caktuar e qiellit me gjithë çka brenda kufijve. Natyrisht, për të dalluar yjësitë në përafrim të parë, shfrytëzohen yjet më të ndritshme dhe figurat që formojnë ato.[8] Këtë që e cekëm më lartë, Zoti xh.sh. na tregon në Kuran duke u betuar për numrin e tyre:

“Pasha qiellin me plot yje. (Buruxh 1)”

Çdo trup qiellor lëviz nëpër orbitën e tij

Trupat qiellor kanë formë, përmasa, përbërje dhe veçori fizike të ndryshme. Prej tyre më të mëdhenj janë yjet që lëshojnë dritë e nxehtësi, pasi që lënda që i formon ato është në gjendje të mbi nxehur. P.sh një i tillë është Dielli. Trupat qiellor më të vegjël se yjet janë planetët, të cilit nuk lëshojnë dritë, por e reflektojnë dritën e yjeve rreth të cilëve rrotullohen. Janë trupa relativisht të ftohtë. Trupa qiellor akoma më të vegjël, të ftohtë dhe që rrotullohen rreth planetëve janë satelitet, si p.sh Hëna. Në hapësirë lëvizin edhe trupa qiellor edhe më të vegjël, si planetoidet, kometat, meteorët dhe pluhuri kozmik (mjegullnajat pluhurore – gazore).[9] Si teoria e Ptolomeut (gjeocentrik), ashtu edhe e Kopernikut (heliocentrik) tregojnë se çdo trup qiellor lëviz nëpër rrugën e vetë. Zoti xh.sh., në Kuran na ka treguar për rrugët e trupave qiellor ku thotë:

“As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën, e as nata paraditen po secili noton në një galaktikë. (Ja Sin 40)”

Të gjitha trupat qiellor, lëvizin në hapësirë në bazë të ligjeve të caktuara, siç është p.sh ligji i tërheqjes së gjithanshme dhe formojnë një tersi të vetme, që greket e vjetër e quajnë “Kozmos” (Gjithësi univers).[10] Kurani, i shpallur katërmbëdhjetë shekuj më parë, përmend këtë fakte të zbuluara vetëm në shekullin XVII – të, nga Isak Njutni më teorinë e ligjit të gravitetit. Në ajetet e më poshtme kuranore, Zoti xh.sh. për lëvizjen e trupave qiellor thotë:

“Ai është që krijoi natën e ditën, Diellin e Hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë. (Enbija 33)”

Çdo trup qiellor, gjatë lëvizës së tij nëpër orbitë përshkon një rrugë të caktuar. Dielli ka rrugën e vet, satelitet bashkë me planetët e kanë rrugën e vetë në orbitë dhe asnjëherë nuk ndeshen planetët apo yjet ndërmjet veti. Në përjashtim të kometave që ndeshem me planetët dhe satelitet e tyre.[11] Është përllogaritur se edhe shmangia më e vogël e rrugëve të trupave qiellorë mund të kishte pasoja të konsiderueshme, që mund të çonin në fundin e të gjithë sistemit. Për shembull, pasojat e shmangies së tokës nga udha e saj vetëm për 3 mm janë përshkruar në një burim si më poshtë: Ndërsa rrotullohet rreth Diellit, Toka ndjek një orbitë që, për çdo 18 milje, shmanget vetëm 2.8 milimetra nga kursi i saj i drejtpërdrejtë. Orbita e ndjekur nga Toka nuk ndryshon kurrë, sepse edhe një shmangie prej 3 milimetrash do të sillte shkatërrime katastrofëfike: nëse shmangia do të ishte 2.5 mm nga 2.8 mm, atëherë orbita do të ishte shumë e gjerë dhe të gjithë ne do të kishim ngrirë. Nëse shmangia do të ishte 3.1 mm, ne do të kishim vdekur të përvëluar [12] Ajeti kuranor në vijim na tregon këtë fakt të vërtetuar nga shkencëtarët. Në Kuran Zoti xh.sh. për lëvizjen e trupave qiellor nëpër rrugën e vet thotë:

“Për qiellin plot rrugë. (Dharijat 7)”

Ligji i Gravitetit

Pas zbulimit të ligjeve të Keplerit akoma kishte ngelur problemi kryesor i pa zgjidhur, i cili mund të formohet me pyetjen: Cila është ajo forcë që i detyron planetët të rrotullohen rreth Diellit apo satelitet rreth Tokës?[13] Zgjidhjen e këtij problemi fundamental e dha “Isak Njutoni” (Isaac Newton) (1643 – 1727), në fund të shekullit XVII – të, duke e formuluar ligjin universal të gravitetit.[14] Sipas Njutonit: Të gjithë trupat (sikurse edhe grimcat e materies në përgjithësi) tërhiqen ndërmjet tyre me forcën që është në përpjesëtim të drejt me produktin e masave të tyre dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e distancës ndërmjet tyre.[15]

Graviteti është forca që vepron mbi çdo trup në sipërfaqe të trupit qiellor ose afër tij, e drejtuar për në qendër të tij. Forca tërheqëse e gravitetit nuk vepron vetëm në mesë dy planetëve, p.sh. në mes të Diellit dhe Tokës, por njëkohësisht në mesë të të gjithë trupave qiellor. Në përgjithësi kjo vepron ndërmjet të gjitha trupave në Gjithësi, por nga largësitë tepër të mëdha si e tillë është e papërfillshme.[16]

Shkencëtari dhe njohësi i kuranit dhe përgjithësi fesë islame “Dr. Abdul – Mexhid Ez Zindani”, ligjin e gravitetit e shpjegon duke i vetëtuar përmes ajetieve kuranore. Zoti xh.sh në kuran thotë:[17]

“Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë. (Rrahman 7)”

Sa i përket fushës së gravitetit të çdo trupi qiellor, Dr. Abdul – Mexhid Ez Zindani më anë të ajetit kuranor.[18]

“All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi Diellin e Hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj. (Rad 2)”

Dielli ndriçues

Dielli është një yll i zakonshëm. Ai është trup qiellor dhe më i madh i sistemit, i vetmi trup ndriçues i tij, që u jep dritë energji (nxehtësi) të gjitha trupave të tjerë të Sistemit Diellor, pra edhe Tokës sonë. Toka pa nxehtësinë diellore do ishte një planet pa jetë.[19] Për ndriçimin e Diellit Zoti xh.sh. në Kuran thotë:

“I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (Diell) e Hënë që ndriçon. (Furkan 25)”

Rrotullimi i Diellit

Shkencëtarët e shekullit VIII dhe IX, kanë konsideruar që Dielli është stabil dhe që nuk lëviz. I pason edhe disa nga të dyshimtit në fe dhe dyshonin në fjalët e All – llahut të Lartësuar:[20]

“Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit. (Ja Sin 38)”

Gjithnjë, derisa shkenca nuk pranoi dhe nuk zbuloi gabimin deri te cili kanë ardhur para dy shekujve.

Rrotullimi i Diellit bëhet në dy forma: rrotullimi i Diellit rreth boshtit të vetë si dhe rrotullimi i Diellit rreth galaksinit të vetë së bashku më Tokën. Dielli rrotullohet rreth një aksi i cili është afërsisht pingul me planin e ekliptikë. Boshti i rrotullimit të Diellit anon 7,25 ° nga pingul në ekliptikë. Dielli rrotullohet në drejtim të kundërt (kur shikohet nga veriu dhe nga jugu), në të njëjtin drejtim rrotullohen edhe planetët bashkë më orbitën rreth Diellit.[21]

Rrotullimi i Tokës

Kemi dy lloj lëvizje të Tokës. Rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vetë, i cili quhet rotacion dhe rrotullimi i Tokës rreth Diellit, i cili quhet revolucion. Rotacioni dhe revolucioni kanë rëndësi të madhe gjeografike, sepse ndikojnë në ndërrimin ritmik të ditës dhe natës, zgjatjen jo të njëjtë të ditës e natës, paraqitjen e stinëve të vitit, ngrohjen jo të njëjtë të viseve të ndryshme gjeografike – brezat e nxehtësisë, etj.[22] Për rrotullimin e Tokës Zoti xh.sh në Kuran thotë:

“Ai është që krijoi natën e ditën, Diellin e Hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë. (Enbija 33)”

Dita ndahet nga nata

Më këtë rrotullim, krijohet ndarja e ditës nga nata, e Zoti xh.sh thotë:[23]

“Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr. (Ja Sin 37)”

Sipas shkencëtarit dhe njohësit të kuranit dhe përgjithësi fesë islame Dr. Abdul – Mexhid Ez Zindani, tregon se ajeti i sipërpërmendur ka të bëjë më rrolin e atmosferës në shpërndarjen e dritës në Tokë, më konkretisht molekulave që gjenden në ajër dhe roli i tyre në shpërndarjen e dritës në Tokë. Më poshtë do të japim rolin e këtyre molekulave në shpërndarjen e dritës në Tokë nga një ekspertë i kësaj fushe (Prof. Dr. Rasim Bejtullahu).

Drita që arrin nga trupat qiellorë deri të vrojtuesi në sipërfaqen të Tokës së pari kalon nëpër atmosferë, e cila ndikon në vrojtime astronomike.

Shpërhapja e dritës. Atmosfera e Tokës është e mbushur me grimca të vogla të pluhurit. Drita që arrin nga trupat qiellorë shpërndahet në molekulat e ajrit dhe të pluhurit atmosferik. Valët e gjata të dritës rënëse i kalojnë pa pengesa grimcat e pluhurit he molekulat e ajrit të atmosferës, por ato të shkurtra, të kaltrat duke u goditur me to ndërrojnë krahun dhe nuk depërtojnë tërësisht deri në sipërfaqe të Tokës. Kjo është arsyeja pse qielli nuk dukët i kaltër. Sikurse tregojnë edhe kozmonautet qielli është relativisht i zi, ndërsa ngjyra e kaltër e tij kur vrojtohet nga Toka është rrjedhim i shpërhapjes së dritës. Ndërrimet ditë – natë dhe anasjelltas nuk janë momentale, sikurse i kemi supozuar deri tani, por ky kalim bëhet ngadalë. Këtë interval kohe të kalimit nga dita në natë dhe anasjelltas e quajmë muzg.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share