Yjet e filmit amerikan me të zeza, nderojnë viktimat e sulmeve seksuale

Mbrëmë është mbajtur edicioni i 75-të i festivalit prestigjioz të filmit Golden Globe Awards, ku çdo vit në këtë ceremoni shpërblehen projektet kinematografike amerikane.

Në këtë mbrëmje në nder të viktimave të sulmeve seksuale yjet u veshën me ngjyrë të zezë.

Ndërsa kjo ceremoni u karakterizua me fjalime të fuqishme për unitet, teksa kjo ngjarje këtë vit ishte një ndër më të mëdhatë pikërisht për shkak të goditjeve të mëdha që pati Holliwood-i nga skandalet e shumta për sulme seksuale.

Filmi që mori më së shumti çmime me gjithësej katër sosh ishte ai ““Three Billboards Outside Ebbing”, Missouri”.

Ndërsa në kategorinë e televizionit triumfoi “Big Little Lies”.

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share