Një banor nga Gjurgjevishti vret djalin 5 vjeçar në Itali

Të dhënat e para flasin se bëhet fjal për një burr I moshës rreth 30 vieçar nga fshati Gjurgjevisht, Djali 5 vjeçar nuk ka mundur të ju mbijetoj plagëve të rrënda dhe ka ndruar jetë

Rasti është konfirmuar edhe nga të afërmit e familjes që gjenden në vendlindje sipas të cilëve nga gjendja e rrëndë ekonomike dhe papunsia po ashtu familja thonë se babai I fëmiut nuk ka qënë mir psiqikisht.

Gjendja e rrëndë ekonomike ka rrënduar edhe gjendjen e babait dhe papritur morëm lajmin e hidhur thonë familjarët me lot në sy duke përshkruan gjendjen tmeruese kur kanë parë fëmiun 5 vjeçar të vdekur në veturë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dy ditë më parë në komunën Kupramontana në provincën e Ankonës në Itali.

Një shqiptar nga Maqedonia dyshohet të ketë mbytur djalin e tij 5 vjeç, ndërkohë që nëna e këtij të fundit, shtatzënë, është në gjendje shoku.

Një vogëlush 5 vjeçar, Hamid Imeri, djali i një çifti shqiptar nga Maqedonia është gjetur i vdekur në banesë. Babai i tij Besart Imeri 25 vjeç ka rrëfyer gjatë natës së shkuar vrasjen e djalit të tij.

“E mbyta me duart e mia e nuk di se pse” , ka deklaruar Besart Imeri pasi është marrë në pyetje nga policia Italiane. Në natën e ngjarjes ka qenë vetë Besart Imeri që ka lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore pasi djali i tij 5 vjeçar nuk merrte frymë mirë, shkruajnë mediet italiane.

Kanë rezultuar të pashpresa tentativat e mjekëve për të shpëtuar vogëlushin. Mjeku ligjor ka verifikuar menjëherë shenja në fytin e tij.

Ngjarja është e mbështjellë nga misteri, por hetuesit dyshojnë se fëmija është mbytur fillimisht në makinën e babait. Pastaj trupi është sjellë në shtëpi, nga ku erdhi dhe telefonata që u njoftua policia.

Çifti ishte i martuar e ishin në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Nëna shtatzënë e vogëlushit ndodhet e shtruar në spitalin e Jesit në gjendje shoku.

Shtypi italian raporton po ashtu se 25-vjeçari, ishte i papunë dhe se po kurohej për probleme psikiatrike.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share