Këto monedha antike dëshmojnë se ekzistojnë jashtëtokësorët?

Arkeologët në rajonin e Egjiptit kanë zbuluar një seri të monedhave antike të cilat mund të jenë provë se jashtëtokësorët e kanë vizituar planetin tonë mijëra vite më parë, pretendojnë teoricienët konspirativë.

Një monedhë është gjetur gjatë renovimit të një shtëpie në Egjipt, dhe duket se paraqet një anije kozmike e cila qëndron mbi tokë.

Në tjetrën, duket se është paraqitur koka e një qenie jashtëtokësore, me sy të mëdhenj të zbrazët, ballë dhe buzë të holla.

Tani gjuetarët e UFO’ve pretendojnë se këto monedha tregojnë për ekzistimin e jetës jashtëtokësore në mes nesh.

Këto monedha quhen unike, sepse monedhat tjera nuk kanë figura të çuditshme njerëzore.

Një prej monedhave ka të gdhendur “Opportunus Adest”, që në gjuhën latine do të thotë “këtu në kohë të njëjtë”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share