Libri “Nga xhepi i zemrës” i poeteshës Arlinda Baftiu promovohet në Gostivar

Në Havana Caffe në Gostivar, nën tingujt e muzikës jazz, u bë sonte promovimi i përmbledhjes së poezive “Nga xhepi i i zemrës” i poeteshës së re nga Shkupi, Arlinda Baftiu, raporoton Gostivari Sot. 

Ishte ky një promovim në një ambient dhe me formë pak më ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim zakonisht, por që përkonte shumë me moshën e re të poeteshës dhe lexuesve të saj.

Poezi nga libri lexuan studentë të aktrimit nga Gostivari , aktorja Vjollca Baftiu-Zylbehari, si dhe vetë autorja Arlinda Baftiu.

Fjalë rasti mbajti redaktori i librit, Ahmet Selmani i cili duke vlerësuar lartë talentin e autores, mes tjerash nënvizoi: “Arlinda di të shprushë edhe bebëzat e shpirtit, një metaforë që rrallë e gjejmë në poezinë moderne. Është një gjetje apo prurje e re që nuk e hasim më parë mes krijuesve të tjerë të çfarëdo nacionaliteti apo ngjyrimi prej krijuesish”. Arlinda Baftiu ka lindur në vitin 1994, ka studiuar drejtësi në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup, ndërsa punon si autore emisioni në Radiotelevizionin e Maqedonisë.

Vepra e parë e saj me poezi titullohet “Luftë me heshtjen”, ndërsa ajo është laureate e disa çmimeve, ndër të cilat Çmimi i parë “Sefer Selimi” me poezinë “Andakarana”. Promovimin e librit e bëri të mundur Asociacioni për Përparim të Demokracisë “Democacy Lab”.  / A.M

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share