Shkëndija në pritje të plotësimit të ekipit fillon përgatitjen me lojtarët në dispozicion

Skuadra e Shkëndijës ka rinisur ditën e sotme përgatitjet për gjysmën e dytë të kampionatit maqedonas. Skuadra tetovare zbriti në fushë për të kryer seancën e parë stërvitore, ndërsa një pjesë e futbollistëve nuk u paraqitën, pasi kishin udhëtuar drejt Prishtinës, për të kryer ekzaminimet mjekësore.

Në stërvitje për herë të parë dolën edhe 2 nga 3 afrimet e reja, pikërisht portieri Mustafa dhe mbrojtësi Adili, ndërsa talenti Bilali ndodhej në Prishtinë. Me skuadrën janë bashkuar në stërvitje edhe 2 liderët Ferhan Hasani dhe Besart Ibrahimi, ndërsa të shtunën pritet të vijë edhe braziliani Junior.

Ashtu si shumë skuadra, edhe Shkëndija do të udhëtojë drejt Antalias për të kryer fazën përgatitore të dimrit, ndërsa nisja për në Turqi pritet të bëhet ditën e hënë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share