Gjuajtje me armë zjarri në afërsi të Restorant “Albis” në Gostivar

Mbrëmë rreth orës 23, është paraqitur në Polici se në afërsi të Restorantit Albis në Gostivar,është prish rrendi dhe qetsia publike.
Pas denoncimit, ekipi policor menjëherë ka dalur në vendngjarje,ku ka vërejtur që përballë një automjeti të markes “Seat Ibiza”, me targa të Austrisë, ka pasur gëzhoja plumbash.
Në bashkëveprim me Prokurorinë Publike, është kryer ekseprtizë dhe gëzhojat janë marrë për hetim të mëtejmë.
Policia ka identifikuar edhe pronarin e automjetit. Bëhet fjalë për personin me inicialet G.N (26 vjecar), nga fshati Raven i Gostivarit, ndyrshe, shetas i Austrisë.
“Në makinë është gjetur edhe pistoleta e markës “Valter P 88 kompakt”, me kornizë boshe dhe kuti municioni. Me vërtetim përkatës, pistoleta është k0nfirkuar nga ana e Policisë”, thanë nga Policia e Gostivarit.
Pak minuta më vonë, Policia ka thirrë banorin e Ravenit në bisedë informative në Stacionin Policor, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.
Related News

Aksidentohet motoçiklisti në rrugën magjistrale Kërçovë –Gostivarë
Më datë 24 prill në ora 13.45, në rrugën magjistrale Kërçovë –Gostivarë, tek semaforët nëRead More

Raporti i 3 mujorit të SPB Tetovë
Sektori për punë të mbrendëshme Tetovë, edhe këtë vitë vazhdon me kontinuitet aktivitetet për zbuliminRead More