Shfaqet në lum një rreth misterioz i akullt që po sillet, tërheq vëmendjen e turistëve nga vende të ndryshme

Një rreth i madh i akullt është shfaqur në lumin  Liao, në provincën kineze Liaoning.

Dhe që kur është shfaqur në sipërfaqe të ujit, ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve që po udhëtojnë nga vendet të ndryshme për ta parë nga afër.

Ky rreth vazhdimisht sillet për shkak të ujit të rrëmbyeshëm të lumit, por askush nuk po e di se si është formuar apo ndërtuar.

Në këtë rreth mund të qëndrojnë më shumë se 10 persona, gjë që edhe është testuar pasi u shfaq në sipërfaqe të ujit.

Sipas ekspertëve, besohet se ky fenomen është i zakonshëm në Polin e Veriut, Skandinavi dhe Kanada.

Uji i rrëmbyeshëm dhe temperaturat e ulta mund të formojnë akullin në formë të një rrethi.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share