Konsumimi i alkoolit rrit rrezikun nga kanceri, thonë shkencëtarët

Alkooli kontribuon në më shumë 12 mijë raste të kancerit për çdo vit në Britani, por askush deri më tani nuk ka treguar se pse është i dëmshëm, shkruan Telegraph.co.uk.

Një studim i ri nga “Medical Research Council Laboratory of Molecular Biology” të Universitetit të Cambridget, ka gjetur se kur trupi përpunon alkoolin prodhon një kemikat të quajtur “acetaldehid” që është i dëmshëm për ADN-në. Dëmi shkaktohet në qelizat burimore të gjakut, të cilat krijojnë qelizat e kuqe dhe të bardha të gjakut që e mbajnë oksigjenin në trup dhe ndihmon të luftojë infeksionet. Hulumtuesit kanë gjetur se “acetaldehidi” sulmon ADN-në e qelizave burimore, duke e ndryshuar kështu përgjithmonë kodin gjenetik dhe duke e shkaktuar kancerin.

Hulumtuesit kanë kërkuar që të zvogëlohet konsumimi i alkoolit për këtë arsye. Alkooli është i lidhur në krijimin e shtatë llojeve të kancerit: mëlçisë, gjirit, zorrëve, fytit të sipërm, gojës, ezofagut dhe laringut.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share