Alarmohen shkencëtarët, të gjitha të dhënat në celular apo kompjutera vidhen, ja si

Alarm në botën e teknologjisë! Hulumtuesit në Google, në bashkëpunim me specialistë të Cybersafety, njoftuan se kanë identifikuar dy të meta serioze të sigurisë në pothuajse të gjitha procesorët që përdoren në kompjutera, telefona celular, në tableta dhe pajisje të tjera elektronike

Meltdown dhe Specter janë dy boshllëqet që mund të shfrytëzojnë hakerat në çipet e kompanive Intel, AMD dhe ARD. Hakerët mund të fitojë qasje në pajisjet e memories dhe të dhëna të ndjeshme siç janë pasword-et (fjalëkalimet).

Google ka zbuluar se problemi ka qenë i njohur që në verën e vitit 2017. Por vetëm tani ka rrjedhur informacioni nga programistë anonimë, duke u bërë i njohur gjerësisht (fillimisht përmes faqes teknologjisë, The Register), para restaurimit të plotë të cybersafety .

Sipas Reuters, kompanitë argumentuan se problemi nuk lidhet me ndonjë gabim në programimin e hardware dhe se problemi është i zgjidhshëm pasi përdoruesit mund të instalojnë përditësime të reja të sigurisë në softwarë-t e pajisjeve (sistemin operativ). “Disa përditësime të software-ve do të jenë në dispozicion në ditët e ardhshme”- tha Intel, e cila furnizon me procesorë rreth 80% të kompjutetave personale desktops në mbarë botën dhe 90% të notebook / PC.

Mbetet e panjohur nëse dhe se si hakerat kanë shfrytëzuar këto boshllëqe, edhe pse Qendra kibernetike Kombëtare Britanike në pajtim me BBC, beson se kjo nuk ka ndodhur ende. Fillimisht u krijua përshtypja se problemi ka të bëjë vetëm me Intel, por kompania ka deklaruar se të meta të sigurisë ekzistojnë edhe në çipet e konkurrentëve të saj. Boshllëqet e sigurisë të quajtura Meltdown dhe Specter kanë të bëjnë me çipet e Intel, ARM dhe ARD.

ARM-ja tha se ka përgatitur tashmë përditësime për prodhuesit smartphone, ndërsa AMD pohoi se “produktet e saj janë pothuajse zero të rrezikuara për momentin”. Microsoft, e cila përdor procesorë të Intel, tha të enjten se do të lëshojë përditësime të sigurisë, ndërsa deri më tani nuk ka pasur incidente. Google ka theksuar se pajisjet Android me përditësimet më të fundit të sigurisë janë të mbrojtura dhe siguroi se Gmail është i sigurt. Së shpejti kompania do të lëshojë përditësime sigurie për përdoruesit e Chrome dhe Chromebooks.

Hulumtuesi Daniel Gros i Universitetit të Teknologjisë në Grac të Austrisë që zbuloi boshllëkun meltdoën tha se “ky është ndoshta problemi më i rëndë që është gjetur ndonjëherë në një njësi qendrore të përpunimit.” Por siguroi se mund të zgjidhet me software e duhur e duhur.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share