Poezitë e Lulzim Hazirit vijnë edhe në gjuhën maqedone

Bibliografisë letrare në qytetin e Gostivarit dhe në Maqedoni, i shtohet përmbledhja e re poetike në gjuhën maqedone “Kur dashuria harxhohet si shkumës” (Кога љубовта се троши како креда) nga poeti dhe publicisti i mirënjohur gostivaras, Lulzim Haziri, shkruan Gostivari Sot.

Është ky një libër i kulluar me poezitë e përzgjedhura në gjuhën shqipe të poetit Haziri, i cili ka vendosur që të njëjtat t’i sjellë edhe në gjuhën maqedonase.

Libri është i pasur me mbi 60 poezi të ndara në 9 kapituj dhe në tematika të ndryshme.

Libri përban poezi nga sfera të ndryshme por spikasin temat nga dashuria, përditshmëria e njeriut, raportet ndërnjerëzore dhe rrëfime intime, veçori karakteristike për krijimtarinë  e poetit Haziri.

Libri u botua nga Shtëpia Botuese “Goten”, nga Shkupi, ndërsa poezitë nga gjuha shqipe u përkthyen nga Lindita Ahmeti. Vlladimir Jankovski ka bërë redaktimin kurse lektura është bërë nga Dejan Vasilevski. Rregullimi grafik dhe dizajni është bërë nga Tabi Aziri.

Mbi poetin dhe krijimtarinë e tij në libër shkruan shkrimtari dhe publicisti Salajdin Salihu, i cili në hollësi përshkruan krijimarinë e tij që nga botimi i parë dhe deri tani.

Poeti Haziri lindi më 1962 në Gostivar. Ky është libri i pestë i publikuar me poezi. Në vitin 1989 botoi librin “Kënga lind në vetmi”, në vitin 1995 “Kur dyert hapen me zile”, në vitin 2005 “Dalja nga Safari” dhe në vitin 2015 librin “Vetmi e varur si numër në portë”. Autorësinë e tij e mbajnë edhe esetë: “Rokenrolli shqiptar”, dhe “Bardhë e Zi”, njëra e botuar në vitin 2000 dhe tjetra në vitin 2010.

Poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, kroatisht, rumanisht dhe maqedonisht, ndërsa ka botuar edhe disa tregime.

Aktualisht jeton dhe vepron në Gostivar, dhe njihet si gazetar dhe aktivist i shoqërisë civile për mbrojtjen dhe të drejtat e njeriut. Gostivari Sot / D.Z

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share