Berisha: Arrestimet e protestuesve janë akte terrori

Arrestimet e disa protestuesve të opozitës janë dënuar ashpër nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha e cilëson këtë një akt terrori nga ana e policisë së shtetit. Ai bën thirrje për protesta në vazhdim.

“Arrestimet natën e Vitit te Ri dhe ditën e parë të tij janë akte terrori, shpallje luftë opozitës, të cilat ftojnë mbarë qytetarët në revoltë të përgjithshme për përmbysjen e regjimit të urryer të Noriegës! Të gjithë në këmbë për orën e fitores!”, shprehet Berisha.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share