Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri jep dorëheqjen

Në Kosovë, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat drejtuese në këtë parti. Ai në një konferencë për media ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e Kryetarit të Lëvizjes, nga ajo e anëtarit të Kryesisë, si dhe nga pozita e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes. Ymeri tha se ky ishte një prej vendimeve më të vështira që ka marrë ndonjëherë në jetë. Ymeri tha se problemet në Vetëvendosje vazhdojnë për më shumë se një vit. “Ka një kohë të gjatë, më shumë se një vit, që jemi duke u përballë me një problem me përmasa në rritje të cilin as nuk e dëshiroj e as nuk e përkrah. Për 11 vjet rresht jemi munduar e kemi kontribuar bashkërisht që ta ndërtojmë një organizatë politike që është plotësisht e ndryshme nga të gjitha subjektet tjera, si koncept e program politik, e rrjedhimisht edhe si mënyrë e të funksionuarit e të organizuarit.” Është shprehur Ymeri.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share