Ambasadori amerikan në Beograd: Serbët duhet ta kuptojnë, Kosova është e shqiptarëve

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scot, ka theksuar se Kosova me gjenerata e ka shumicën shqiptare e jo serbe, se shumica e popullit shqiptar ka kërkuar dhe ka luftuar për pavarësi nga Serbia.

Në një intervistë për gazetën serbe, ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka folur për Kosovën.

Në pyetjen se shumica e serbëve beson se Amerika ua ka rrëmbyer Kosovën deh çfarë mendon ai për këtë, Scott është përgjigjur:

“Përgjigja ime është se pajtohem me presidentin Vuçiq se në Serbi ka shumë mite lidhur me Kosovën. Nuk kontestohet se Kosova ka luajtur një rol të madh historik e kulturor në jetën e serbëve, por po ashtu nuk mund të kontestohet se Kosova me breza e breza ka popullatë shumicë shqiptare e jo serbe. Mund të mos pajtohemi me atë se çfarë vërtetë ka ndodhur në vitet e 90-ta, por mendoj se qartas shumica e popullit ka kërkuar pavarësi duke menduar se B Beogradi nuk iu del përballë nevojave të tij. Mendoj se dialogu i brendshëm që e ka iniciuar Vuçiq për çështjen e Kosovës do të sjellë debat të hapëta për të dhe do të përpunojë opsione ashtu që marrëdhëniet të normalizohen në të ardhmen. Natyrisht se do të jetë vështirë të arrihet te përgjigja e drejtë, por mendoj se ky dialog dhe ai në Bruksel duhet të japin kontributin e zgjidhjes dhe se udhëheqjet a Beogradit e të Prishtinës i presin vendime të vështira. Të vetmen zgjidhje stabile dhe afatgjatë do ta sjellin bisedimet dhe marrëveshja e drejtpërdrejtë ndërmjet serbëve e shqiptarëve përfshirë dhe dialogun Brukselit të cilën përkrahim”.

Në konstatimin e medias serbe, se edhe disa intelektualë shqiptarë thonë se problemi i Kosovës është në faktin se shtetësia e saj bazohet në dënimin e Serbisë dhe se a ka të vërtetë në këtë, Scott tha:

“Gjatë shpërbërjes se cilitdo shtet, edhe të ish – Jugosllavisë ose të Austro-Hungarisë, pas Luftës së Parë Botërore, disa popuj kanë fituar, disa kanë humbur. Kjo nuk mund të evitohet, por duhet shikuar në të ardhmen. Edhe për Kosovën, edhe për Serbinë është me rëndësi që të përkrahen në anëtarësimin në Bashkimin Europian. Hungaria ka humbur territore në Rumani, Sllovaki, në Serbinë veriore, në Kroacinë verilindore, por e ardhmja të gjitha këto vende i ka dërguar në BE”./BS

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share