Vite më parë mori një plumb në kokë, Tatlises: Po eci, po shëtiti, çfarë mund të kërkoj më tepër prej Zotit

Ibrahim Tatlises është një ndër këngëtaret më të mëdhenj të shtetit turk.

Ai pothuajse në çdo cep të globit ka dashamirës.

Këngëtari vite më parë ishte cak i atentati që për fat nuk i mori jetën 65-vjeçarit, ku një plumb e goditi në krahun e djathtë të kokës.

Megjithëse një pjesë e trupit i është paralizuar, Tatlises thotë se është me çëndësi që po mund të ecë dhe të flas.

“Po eci, po shëtiti, çfarë mund të kërkoj më tepër. Nuk mund të humb shpresën te Zoti. Më nxorri nga shpella dhe më ktheu në saraje. Ai më dha aeroplan, më dha vila. Ato që më i dha ishin të bukura dhe këtë të fundit, jo”, tha ai ndër të tjerash për Kanal B.

Ditë më parë këngëtari hapi edhe një restorant të ushqimeve në Seyrantepes të Stambollit dhe dukej mjaft mirë sa i përket gjendjes shëndetësore.

Ndryshe, Tatlises muaj më parë ka premtuar se do të sjell këngën e parë pas riaftësimtit, i cili do të jetë në gjuhën kurde

 

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share