Main Menu

Rusi me fuqi “mbinatyrore”: Njerëzimi di ende shumë pak, sekretet fshihen tek qytetërimi i lashtë egjiptian

20-vjeçari Boriska Kipriyanovich rikthehet në qendër të vëmendjes, jo vetëm në Rusi. Ai vazhdon të këmbëngulë se kjo në Tokë është jeta e tij e dytë dhe se të parën e ka jetuar si marsian, por përveç kësaj, shton se njeriu di akoma shumë pak për hapësirën dhe veten e tij.

Boriska mundohet të përshkruajë jetën “e parë” të tij. Ai thotë se qytetërimi atje u shkatërrua nga një luftë nukleare, megjithatë shton se nuk është shuar plotësisht.

“Marsianët janë mbi dy metra. Disa jetojnë ende atje, por nën sipërfaqen e planetit dhe organizmi i tyre nuk ka nevojë për oksigjen, por për dioksid karboni. Ata nuk plaken. Rriten deri në moshën 35-vjeçare dhe më pas gjithçka ndalon për ta”, thotë ai.

Me Tokën, marsianët i lidh qytetërimi i lashtë egjiptian.

“Njerëzimi duhet të studiojë më shumë, sidomos qytetërimin e lashtë egjiptian, që bart shumë sekrete ”, thotë ai.

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share