KUKËSI MENDON PËR TRAJNER MENSUR JAKUPIN

Tekniku nga Gostivari, Mensur Jakupi i është shtuar listës së kandidatëve për tu emëruar trajner i ri kampionëve të Shqipërisë, Kukësit. Gostivarasi gjatë ditës së sotme është parë në Tiranë duke biseduar me drejtorin e Kukësit, Naim Halilin, duke lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit. Sipas trajnerit aktual të Gostivarit, bisedimet kanë rrjedhur në kahje pozitive dhe nga drejtuesit e Kukësit varet nëse do të ndodh bashkëpunimi. Kampionët e Shqipërisë mbetën pa trajner pasi u ndanë në fund të gjysmësezonit vjeshtor me teknikun serb, Mlladen Milinkoviç si pasojë e rezultateve të dobëta që shënonte skuadra. Prej atij momenti janë lakuar shumë emra si alternativa për stolin e kampionëve në fuqi të Shqipërisë, mirëpo zgjidhje ende nuk ka. Cungu, Kozniku, ish-tekniku Koldian Duro ishin disa nga emrat që u folën ditëve të fundit, ndërsa si kandidatë serioz shihen Zekirija Ramadani dhe ish-seleksionuesi i Kosovës, Albert Bunjaki. Mensur Jakupi i fundit i shtohet kësaj liste, ndërsa besohet se gjatë ditës së mërkurë drejtuesit e Kukësit do të sjellin vendim për trajnerin e ri.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share