Kek i zi

Këtë kek të shijshëm mund ta hani kështu si ua kemi rekomanduar ne, ose mund t’i bëni torte duke i bashkuar të dy petat e në mes duke u shtuar një fill sipas dëshirës. Me Shije!

Udhëzimet

Në një enë të thellë përziejeni sheqerin, miellin, kakaon, pluhurin për pjekurina(pecivo), sodën bikarbonë dhe kripën.

Shtoni vezët, qumështin, vajin dhe vaniljen.

Miksojini të gjitha për 2 minuta. Më pas shtoni ujin e vluar.

Masën zbrazeni në dy kallëp 20-centimetërsh dhe piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 30 minuta.

Pastaj priteni në format e dëshiruara dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë.

Përbërësit

2 filxhanë sheqer

1 ¾ filxhanë miell

¾ filxhanë kakao

1 ½ lugë e vogël pluhur pjekurinash(pecivo)

1 ½ lugë e vogël sodë bikarbonë

1 lugë e vogël kripë

2 vezë

1 filxhan qumësht

½ filxhan vaj

2 lugë të vogla ekstrakt vanilje

1 filxhan ujë të vluar

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share