Seferi triumfon në Hamburg

Boksieri i njohur shqiptar,Gostivarasi Nuri Seferi, ka fituar një ndeshje shumë të rëndësishme në fund të vitit 2017.

Ai mbylli me fitore vitin 2017, duke e mposhtur gjeorgjianin Gogita Gorgiladzen.

Seferi ka fituar pas tetë raundesh, në të cilat dominoi plotësisht.

Ndeshja u mbajt në Hamburg të Gjermanisë, ku Seferi kishte përkrahje si gjithmonë nga shqiptarët dhe i gëzoi ata me një fitore mjaft të rëndësishme.

Kjo ishte ndeshja e fundit për këtë vit për boksierin kuqezi, i cili nuk dorëzohet asnjëherë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share