Eugent Bushpepa shpallet fituesi i Festivalit të 56-të në RTSH

Ashtu si parashikohej kenga “Mall” do ishte fituese e festivalit ne RTSH. Dje gati afer mesnates, ka përfunduar nata finale e edicionit të 56-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Eugent Bushpepa shpallet fituesi i Festivalit të 56-të në RTSH dhe është zëri që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2018”.

Pas një nate plot surpriza, ku performuan plot 14 artistë, erdhi edhe momenti i shpalljes së fituesit.

Juria vendosi që kënga fituese e festivalit të jetë “Mall” nga Eugent Bushpepa, i cili tashmë zyrtarisht do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2018”.
Këngëtari Eugent Bushpepa fiton edicionin e 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH, duke siguruar biletën për në “Eurovision 2018”.Kënga “Mall” është një kompozim i vetë artistit, ndërsa edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vet.

“Fillimisht do doja të falënderoja Radio Televizionin Shqiptar, dhe jurinë shumë të respektuar, e cila mëdha mundësinë që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision”, tha këngëtari Bushpepa, pasi pranoi çmimin e pare në skenë.

Vendi i dytë i takoi këngës “Ekziston”, kënduar nga Redon Makashi, gjersa vendi i tretë shkoi për artistes Inis Neziri për këngën e saj “Piedestal”.

Mbrëmja e edicionit të 56-të të Festivalit të RTSH-së, përfundoi nën drejtimin e Adi Krastës dhe Jonida Shehut.Ndërkohë, “Eurovision 2018” do të zhvillohet në datat 8, 10 dhe 12 maj në Lisbonë të Portugalisë.(b.an)

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share